LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 13° heavyrain

Drejtoria e Turizmit synon lehtësimin e qasjes te Kisha e Shën Pjetrit në Kabash të Prizrenit

Drejtoria e Turizmit synon lehtësimin e qasjes te Kisha e Shën Pjetrit në Kabash të Prizrenit

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Prizrenit ka nisur projektin për hapjen e rrugëve drejt Kabashit me qëllim të lehtësimit të qasjes së vizitorëve te Kisha e Shën Pjetrit.

Udhëheqësi i kësaj drejtorie, Ramadan Tarashaj, të enjten, ka theksuar se ky projekt realizohet bazuar në kërkesën e komunitetit por edhe të vizitorëve të kësaj ane, raporton Telegrafi.

“Me kërkesën e fshatarëve, turistëve, dhe të tjerëve për qasje më të lehtë deri te Kisha e Shën Pjetrit në Kabash e kemi parë të arsyeshme që të investojmë në rregullimin e infrastrukturës, përkatësisht hapjen e rrugëve”, ka thënë Tarashaj.


Sipas tij, vlera e investimit për këtë projekt është rreth 70 mijë euro, meqë hapja e rrugëve është një domosdoshmëri për këtë destinacion turistik.

“Kjo pjesë zgjon kërshërinë e turistëve dhe është vend i preferuar meqë prezanton historinë e veçantë të kësaj ane”, ka deklaruar Tarashaj.

Në ueb faqen komunale dedikuar turizmit lokal, shkruan se Kisha e Shën Pjetrit në Kabash ka filluar të ndërtohet në fundin e shekullit XI dhe vazhdon të plotësohet deri në shekullin XIV, kur merr formën e plotë.

“Quhet ndryshe edhe Kisha e Keqe, për shkak të terrenit të vështirë. Është ndërtuar në faqen vertikale të një shkëmbi, e një pjesë e saj edhe hyn në shkëmb. Është ndër kishat më të bukura si për nga arkitektura, po ashtu edhe nga madhështia e saj”, thuhet aty, raporton Telegrafi.

Tarashaj ka përkujtuar se në këtë zonë, DTZHE më parë ka investuar në Ujërvarat e Korishës, derisa aktualisht në Kalanë e Korishës ka investime edhe nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku ditë më parë në rrjetet sociale ka bërë të ditur se kanë nisur punimet edhe në Kalanë e Korishës, e cila i takon dy periudhave historike, asaj Dardane dhe periudhës Bizantine.

“Në këtë lokalitet arkeologjik shumështresor janë zbuluar gjetje të rëndësishme dhe për tri vitet e ardhshme kemi garantuar punime dhe mbikëqyrje të vazhdueshme”, ka shkruar Çeku.

Në anën tjetër, drejtori i DTZHE-së, Ramadan Tarashaj ka theksuar se në javën e ardhshme do të fillojnë edhe punimet në vendin e quajtur “Guri i kalluxherit” në pjesën mes Jeshkovës dhe Billushës, për të nxitur zhvillimin e turizmit edhe në atë pjesë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës për inkuadrim në Ligën B të Kombeve

Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës për inkuadrim në Ligën B të Kombeve

Përfaqësueset
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Kalo në kategori