Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me mbështetjen e dhënë nga British Council Kosovo ka filluar sot punimet për Rrjetin joformal të grave gazetare.
Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se, Drejtoresha Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi, së bashku me Artiola Babuni – Koordinatore e Projekteve, gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar takim informues me organizatat partnere të organizatës për themelimin e Rrjetit joformal të grave të gazetareve.
“Mulliqi dhe Babuni informuan partnerët që ky Rrjet do vlerësojë dhe identifikojë situatën aktuale, nevojat, mangësitë dhe mundësitë për koleget gazetarë në Kosovë. Gjithashtu, se ky Rrjet, do të jetë në përputhje me objektivat strategjike të përshkruara në Programin e Kosovës për Barazi Gjinore 2020-2024 dhe Strategjinë e Kosovës për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave 2022-2026”, thuhet në njoftim.
Në takim u diskutua se aktivitetet e realizuar në këtë Rrjet, do të kontribuojnë në mënyrë efektive në qëllimet kombëtare të barazisë gjinore dhe parandalimit të dhunës.
Gjithashtu, do të krijojnë një mjedis më mbështetës dhe gjithëpërfshirës për gratë gazetare në Kosovë, duke ua lehtësuar kryerjen e detyrave profesionale.
“AGK-ja, falënderon përzemërsisht për gatishmërinë dhe pjesëmarrjen në këtë takim Edis Agani – British Council, Vlora Tuzi Nushi – UN Women Kosovo, Anisa Bina – UN Women Kosovo, Fatmire Tërdevci – European Union in Kosovo, Biljana Natovska – OSCE Mission in Kosovo, Lekë Berisha – OSCE Mission in Kosovo, Adea Beqaj – NDI Kosovo, Diona Hoxha – NDI, Marigona Berisha – Zyrtare Ligjore, si dhe Florandë Morina – Anëtare e Bordit të AGK-së”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MMJPH: Këshilltarja Irena Vitina të informohet më mirë, para se të tregojë të pavërteta në publik
Osmani në Kolumbi, merr pjesë në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Bogota
Prokuroria: Ka prova materiale që Ljupço Palevski është autor i vrasjes së dyfishtë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A