LAJMI I FUNDIT:

Të premten përfundon afati për licencimin e klubeve

Të premten përfundon afati për licencimin e klubeve

Të premten (nesër) në ora 17:00 do të përfundojë afati për licencimin e klubeve të basketbollit.

Çka është licencimi i klubeve?

Kriteret për licencimin e klubeve të basketbollit në Kosovë luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e cilësisë, integritetit, sigurisë dhe stabilitetit financiar të ligës.


Ato janë të dizajnuara për të siguruar që klubet e licencuara të basketbollit në Kosovë të jenë në gjendje të konkurrojnë në një nivel të caktuar, të ruajnë stabilitetin financiar dhe të operojnë në mënyrë të sigurt dhe etike.

 Sigurimi i standardeve të larta

 Përmirësimi i nivelit të lojës

 Siguria dhe mirëqenia e lojtarëve

 Transparenca dhe llogaridhënia

 Zhvillimi i të rinjve

 Integrimi në gara ndërkombëtare

 Rritja e besimit të publikut dhe sponsorëve

Për herë të parë është paraparë edhe poentimi me anë të së cilit klubet do të vlerësohen dhe në fund edhe do të ketë “shpërblim financiar” për klubet që janë më lartë të ranguara në aspektin e plotësimit dhe implementimit të kritereve.

Kriteret për edicionin 2023-24

Kriteri sportiv

Kriteri financiar

Kriteri ligjor, etik, disiplinor

Kriteri administrativ dhe i personelit

Kriteri infrastrukturor

HAPAT PËR APLIKIM:

  1. Plotësoni Formularin e pranuar nga FBK
  2. Bashkëngjitni dokumentet dhe provat e kërkuara sipas Formularit (ato me * janë obligative):
  3. Certifikata e OJQ*;
  4. Letër konfirmimi për personin e autorizuar të OJQ-së*;
  5. Konfirmimi Bankar*;
  6. Akti Themelues*;
  7. Dëshmi për programe/aktivitete me karakter edukativ, me tifozët apo për mirëqenien sociale;
  8. Programi për Zhvillimin e Gjeneratave të Reja;
  9. Kujdesi Mjekësor i Lojtarëve*;
  10. Lista e lojtarëve/Regjistrimi i lojtarëve në platformë*;
  11. Raporti i Auditimit*;
  12. Plani Financiar për edicionin 2024/25*;
  13. Statuti i Klubit dhe Rregullorja Disiplinore*;
  14. Procesverbali i Kuvendit të fundit*;
  15. Vërtetimi/Marrëveshja me ATK*;
  16. Kontratat me lojtarët dhe trajnerët e klubit*;
  17. Organogrami*;
  18. Dëshmi se anëtarët e klubit kanë ndjekur seminar/kurs nga FBK/KOK/FIBA;
  19. Skica e palestrës*;
  20. Marrëveshja me Policinë e Kosovës*.
  21. Dërgoni Formularin dhe dokumentet/provat e bashkëngjitura përmes postës elektronike tek legal@basketbolli.com dhe office@basketbolli.com ose dorëzoni ato në mënyrë fizike në zyrat e FBK-së.
  22. Dokumentet konfidenciale (siç janë kontratat/marrëveshjet me palët e tjera) duhet dorëzuar vetëm në mënyrë fizike në zyrat e FBK-së.

AFATI PËR APLIKIM: 23 Gusht 2024, ora 17:00.

Për çfarëdo pyetje apo sqarimi, mos hezitoni të na kontaktoni përmes email adresave legal@basketbolli.com dhe office@basketbolli.com.

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem

La Liga
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez

Premier League
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Premier League
Kalo në kategori