LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 8° cloudy

Humbi jetën pasi ra në një pusetë, reagon Komuna e Prishtinës

Humbi jetën pasi ra në një pusetë, reagon Komuna e Prishtinës
Foto: Arkiv

Më datën 09 gusht 2024, një i moshuar ka rënë në një pusetë të hapur përgjatë rrugës magjistrale Prishtinë – Podujevë.

Për pasojë, personi në fjalë ka ndërruar jetë me 19 gusht, transmeton Telegrafi.

Komuna e Prishtinës në një komunikatë për media thotë se rruga në të cilën i ndjeri ka rënë nuk është në kompetëncë të komunës dhe se i përket Qeverisë së Kosovës.


“Dëshirojmë të sqarojmë për publikun se është konstatuar nga ekipet tona dhe konfirmuar nga Policia e Kosovës, se puseta në të cilën ka rënë i ndjeri është në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë. Kjo rrugë magjistrale nuk është në kompetencë të Kryeqytetit, por në kompetencë të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe pjesë e punimeve të menaxhuara nga Qeveria”, thuhet në komunikatë.

Tutje në komunikatë thuhet se deklaratat e LVV-së po tentojnë ta politizojnë rastin dhe të hedhin fajin të organet e kryeqytetit.

“Janë për keqardhje deklaratat e pavërteta nga përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët këtë fatkeqësi të rëndë tentojnë t’a politizojnë dhe përmes shpifjeve tentojnë t’ia hedhin fajin organeve të Kryeqytetit”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Viktimat e aksidentit në Çubrel të Skenderajt janë nga Peja, Muhaxheri: Humbje e madhe - ngushëllime familjes Gashi

Viktimat e aksidentit në Çubrel të Skenderajt janë nga Peja, Muhaxheri: Humbje e madhe - ngushëllime familjes Gashi

Kronikë e zezë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Endrick plus para: Oferta e madhe e Real Madridit për transferimin e yllit kolumbian

Endrick plus para: Oferta e madhe e Real Madridit për transferimin e yllit kolumbian

Ndërkombëtare
Neymar arrin marrëveshje me klubin e ri, zyrtarizimi çështje ditësh

Neymar arrin marrëveshje me klubin e ri, zyrtarizimi çështje ditësh

Ndërkombëtare
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Kalo në kategori