Petkovska: Shpërndarja e Këshillit Gjyqësor dhe atij të Prokurorëve, nuk është ide e qëlluar
Shpërndarja e Këshillit Gjyqësor dhe atij të Prokurorëve, nuk është ide e qëlluar, pasi mund të krijohet precedent që çdo qeveri e ardhshme të kërkojë shpërndarjen e këtyre këshillave, të cilat janë të pavarura nga pushteti ekzekutiv.
Kështu vlerëson Ivana Petkovska nga Koalicioni Të gjithë për Gjykim të Drejtë, në lidhje me paralajmërimet e qeverisë për reforma në gjyqësor, shkruan Alsat.
“Këtu rol kyç duhet të ketë edhe Kuvendi, veçanërisht në pjesën e ngritjes së interpelancës për anëtarët e Këshillit Gjyqësor të cilët vijnë nga radhët e juristëve të shquar, gjegjësisht ata që zgjedhën nga radhët e Kuvendit dhe me propozim të Kuvendit. Kështu që me rëndësi është që Kuvendi ta kërkojë përgjegjësinë për anëtarët e këshillave në lidhje me punën e tyre. Duke e pasur parasysh se janë zgjedhur nga Kuvendi. Në periudhën e kaluar kanë ndodhur ja edhe ndryshim të anëtarëve të këshillave. Disa anëtarëve ju mbaron mandati, fillojnë të vijnë anëtarë të rinj në këshilla. Kështu që, filtrohen anëtarët e këshillit, të cilët i kemi, pra që vijnë nga radhët e gjyqtarëve”, tha Ivana Petkovska, Koalicioni të Gjithë për Gjykime të Drejta.
Paralajmërimi i kryeministrit Hristijan Mickoski për shpërndarjen e këshillave, tanimë disa muaj është temë kryesore për reformat në gjyqësor, për çka u përplas edhe me faktorin ndërkombëtar, pasi të njëjtit nuk pranojnë një propozim të këtillë.
Për këtë çështje Mickoski dje bisedoi edhe me kryetaren e Këshillit Gjyqësor Vesna Dameva. Ai sot edhe një herë përsëriti se do të realizojë programin që parasheh shpërbërjen e dy Këshillave, megjithatë është i gatshëm të dëgjojë edhe propozime të tjera.
“Ne kemi program dhe po në programin tonë qëndron se duhet të shpërndahet Këshilli Gjyqësor kështu siç është i partizuar. Por edhe Këshilli i Prokurorëve, pasi e shihni atje çfarë ndodh. Njerëz të cilët janë pjesë e atij institucioni, ngadalë, por sigurt kanë pranime për kryerje të veprave penale e kështu me radhë. Por, pasi është hapur debati në opinion, ne jemi të përgatitur si qeveri transparente, qeveri e cila dëshiron të kujdeset për të ardhmen dhe jo për të kaluar është që t’i dëgjojmë të gjithë dhe të bëjmë një mozaik nga i gjithë kjo”, u shpreh Hristijan Mickoski, Kryeministër.
Gjyqësori vazhdon të jetë në qendër të kritikave për shkak të nivelit të ulët të besimit të qytetarëve.
Rasti i gjykatësit suprem Naqe Georgiev dhe zëvendëskryetarit të Këshillit të Prokurorëve Ixhet Memeti, të cilët pranuan fajin se kanë marrë ryshfet për të ndikuar në një lëndë, ka shkaktuar reagime të ashpra. Memeti në vend të burgut u dënua me kusht, ndërsa Georgiev u dënua me 3 vjet burg./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDetaje nga vrasja e djalit të ish-gjyqtarit, gjendet një makinë e djegur në Farkë
Asma, bronkiti, tuberkulozi e kanceri i mushkërive, doktoresha Mehmeti flet në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
Granti prej 100 mijë eurove, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e Pacollit
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Zogaj: Do të bëjmë pesë miliardë euro investime për një mandat, 30% të buxhetit të shtetit do ta çojmë në paga
Vritet 28-vjeçari në Tiranë, djali i ish-gjyqtarit për krime të rënda
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian