LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian akuzohet se ka kopjuar stilin e partneres së re të Kanye West

Kim Kardashian akuzohet se ka kopjuar stilin e partneres së re të Kanye West

Kim Kardashian është akuzuar sërish se ka kopjuar stilin e gruas së re të Kanye West, Bianca Censori.

Themeluesja e “SKIMS”, 43 vjeçe, bëri krahasime me arkitekten Yeezy, 29 vjeçe, pas fotografive të reja që publikoi në Instagram.

Në foto, një bionde Kim – e cila aktualisht është në New York me vajzën North – shihet duke dalë nga një treg ushqimor në Los Angeles me një triko të bardhë dhe gete të ngjashme.


Foto: Instagram

Veshja e ngushtë ia nxirrte në pah linjat e bujshme trupore teksa shëtiste nëpër parkingun e dyqanit.

Veshja dukej jashtëzakonisht e ngjashme me kombinimet e guximshme të trikove dhe getave të bëra të famshme nga Bianca.

Foto: Instagram

Edhe pse fotot u publikuan të martën, ato me shumë gjasa janë realizuar disa muaj më parë, ndërsa Kim ishte ende bionde.

Shumë nga 361 milionë ndjekësit e Kim-it u mblodhën në komente për të vënë në dukje pamjen e saj të frymëzuar nga Bianca – madje duke iu referuar Kim si ‘Kimberly Censori’.

Foto: Instagram

Disa vunë në dukje gjithashtu se veshja e Kim-it dukej e ngjashme me siluetat e veshjeve të markës ‘Yeezy’ të Kanye.

Kjo nuk është hera e parë që Kim akuzohet se ka kopjuar gruan e re të ish-burrit të saj. /Telegrafi/

Foto: Instagram

Foto: Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Ronaldo do të duhet të paguajë Georgina Rodriguez me një shumë të madhe parash çdo muaj nëse ata ndahen

Ronaldo do të duhet të paguajë Georgina Rodriguez me një shumë të madhe parash çdo muaj nëse ata ndahen

Mozzik dhe Lotina Haziri sjellin pamje nga pushimet, tani ndodhen në Itali

Mozzik dhe Lotina Haziri sjellin pamje nga pushimet, tani ndodhen në Itali

Pas ndarjes, vazhdojnë thumbimet në rrjete sociale mes Lumbardhit dhe Kaderit

Pas ndarjes, vazhdojnë thumbimet në rrjete sociale mes Lumbardhit dhe Kaderit

Romeo Veshaj i propozon Heidi Bacit për ditëlindje - publikohet momenti i veçantë

Romeo Veshaj i propozon Heidi Bacit për ditëlindje - publikohet momenti i veçantë

Ben Affleck fotografohet me një grua tjetër pak pasi Jennifer Lopez paraqiti kërkesën për divorc

Ben Affleck fotografohet me një grua tjetër pak pasi Jennifer Lopez paraqiti kërkesën për divorc

Incidenti me motrat Berisha - modelja shqiptare tregon gjendjen shëndetësore

Incidenti me motrat Berisha - modelja shqiptare tregon gjendjen shëndetësore

Kalo në kategori