LSDM kërkon dorëheqjen e Toshkovskit: Të ketë hetim të detajuar për keqpërdorimin e kufijve
LSDM në një konferencë për media kërkoi dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, pas ngjarjes me kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi, i cili me makinën zyrtare mori pjesë në një dasmë në Kosovë.
Nga LSDM kërkojnë edhe deklasifikimin e pamjeve nga pika kufitare dhe hetim të plotë të ngjarjes.
“Është koha e përgjegjësisë, aty ku i takon realisht, duke filluar nga ministri Toshkovski e deri në fund. Kërkojmë që pamjet nga pika kufitare Bllacë të deklasifikohen plotësisht dhe të publikohen gjatë gjithë ditës. Qytetarët duhet të shohin se kush ka kaluar pa kontroll, por edhe të shohin nëse automjetet tjera lejohen në pikën kufitare Bllacë. Ajo do të jetë gjithashtu bazë për të vepruar autoritetet hetimore. Ne kërkojmë që Toshkovski të japë dorëheqje. Në këtë mënyrë do t’i lërë hapësirë organeve hetimore, Prokurorisë Publike, në procedurë transparente dhe pa presion për të përcaktuar përgjegjësinë e të gjithë të përfshirëve në këtë skandal të madh. Prokuroria duhet të hapë një hetim të detajuar dhe ky skandal të zgjidhet. Kushdo që ka shkelur ligjin duhet të mbajë përgjegjësi”, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.
“Ky është një skandal i madh që nuk nënkupton vetëm keqpërdorim të rëndë të pikës kufitare, por edhe arbitraritet, shkelje të ligjeve dhe krime të mundshme të kryera që ende nuk janë hetuar. Siguria e kufijve tanë është cenuar dhe kontrolli kufitar është pezulluar plotësisht dhe është vënë nën komandën partiake të VLEN-it dhe OBRM-së. Kjo është e palejueshme dhe e rrezikshme për shtetin anëtar të NATO-s dhe duhet të ketë përgjegjësi”, tha ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025