LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 13° fair_day

Prizreni ndanë 180 bursa për studentët e dalluar

Prizreni ndanë 180 bursa për studentët e dalluar

Komuna e Prizrenit ka ndarë 180 bursa për studentët e dalluar të drejtimeve të ndryshme. Kontratat me një numër të studentëve përfitues janë nënshkruar të mërkurën në zyrën e kryetarit të Komunës.

Si studentët përfitues ashtu edhe zyrtarët e lartë komunalë kanë shprehur qëndrimin se investimi në arsimimin e gjeneratave të reja sjellë dobi për të ardhmen e vendit.

Ermal Kadriaj, njëri prej përfituesve të bursës së ndarë nga Komuna e Prizrenit ka theksuar se ky lloj i mbështetjes lehtëson formësimin e tyre si profesionistë të ardhshëm, raporton Telegrafi.


“Kjo për neve përpos që është një përkrahje financiare e nevojshme, është edhe një përkrahje morale që na motivon të punojmë më shumë për ti arritur objektivat tona në të ardhmen”, ka thënë Kadriaj.

Ndërsa drejtoresha e Arsimi, Luljeta Veselaj Gutaj ka shprehur qëndrimin se investimi në arsim është më i qëlluari ngase në këtë mënyrë mundësohet krijimi i kuadrove më të përgatitura që kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë.

“Njëri prej segmenteve që i jep fuqi dhe e ngritë cilësinë në arsim është edhe mbështetja e studentëve”, ka thënë ajo, teksa ka inkurajuar përfituesit e bursave që të vazhdojnë studimet me përkushtim të shtuar.

Kryetari i Komunës, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se qeveria lokale e ka prioritet shumë të rëndësishëm çështjen e arsimit, pasi sipas tij ky është parakusht themelor për ngritjen e cilësisë së jetës, raporton Telegrafi.

“Investimi në arsim është investim për një të ardhme më të mirë. Prandaj edhe numri i bursave është rritur vazhdimisht. Sivjet i kemi 180 përfitues, vitin e ardhshëm do ti kemi 250 përfitues. Jam i sigurt që këto mjete të ndara për studentët, bazuar në kriteret e caktuara, do të shkojnë në vendin e duhur dhe në të ardhmen do të dëshmohet se ka qenë një investim i qëlluar”, ka thënë Totaj.

Vlera e një burse për studentët sipas zyrtarëve komunalë është 700 euro dhe shuma e përgjithshme e ndarë në këtë thirrje ka qenë 126 mijë euro. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

La Liga
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Mysafirëve në

Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur

Formula 1
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ndërkombëtare
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

Lajme
Kalo në kategori