LAJMI I FUNDIT:
Peja 5° cloudy

Projekti ”Sot unë Polic i Kosovës” në Pejë, fëmijët në rolin e zyrtarëve policorë

Projekti ”Sot unë Polic i Kosovës” në Pejë, fëmijët në rolin e zyrtarëve policorë

Në Pejë ka nisur implementimi i projektit “Sot unë Polic i Kosovës”, një nismë kjo e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë, që po zbatohet nga Drejtoria Rajonale Policore dhe Drejtoria Komunale e Arsimit e këtij qyteti.

Qëllimi i këtij projekti është të afrojë fëmijët me zyrtarët policorë, duke iu ofruar mundësinë që për një ditë të ndihen si policë të vërtetë.


Zëdhënësi rajonal për marrëdhënie me publikun në Pejë, Fadil Gashi tha për Telegrafin se projekti është pritur jashtëzakonisht mirë nga të gjithë pjesëmarrësit.

Nxënësit gjatë aktivitetit “Sot unë Polic i Kosovës”

“Projekti ka kaluar shumë mirë dhe ka qenë i suksesshëm. Qytetarët, nxënësit, policia dhe drejtoritë e arsimit e kanë mirëpritur këtë nismë”, tha Gashi.

Gjithashtu, ai tha se me anë të këtij aktiviteti, fëmijët patën rastin të marrin pjesë në detyrat e përditshme të policëve në trafik, duke komunikuar sipas tij me vozitësit dhe qytetarët, duke mësuar për rëndësinë e respektimit të rregullave të komunikacionit.

“Fëmijët patën mundësinë të demonstrojnë detyrat që policët kryejnë gjatë punës së tyre në trafik, gjë që do t’u shërbejë atyre për respektimin e komunikacionit në të ardhmen”, shtoi Gashi për Telegrafin.

Kjo iniciativë ka ofruar një përvojë të veçantë për fëmijët dhe një mundësi për të njohur nga afër punën e zyrtarëve policorë.

Në trend

Më shumë
Fadil Nura: Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Fadil Nura: Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Prishtina
Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Magazina
“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

Magazina
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Lajme
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Klubi i njohur anglez bëhet favorit kryesor për transferimin e Rashfordit

Klubi i njohur anglez bëhet favorit kryesor për transferimin e Rashfordit

Premier League
Kalo në kategori