Premtimi për ndërtimin e çerdhes në lagjen “Arbëria” në Gjilan, ka filluar qysh nga viti 2017, ndërsa në nëntor të vitit 2021 është prezantuar projekti.
Ky projekt i shumëpritur nga banorët e asaj lagje, është vonuar përtej afatit të premtuar dhe fatkeqësisht fëmijët edhe në këtë shtator do të jenë të detyruar të shkojnë në çerdhet më të largëta.
Shefi i grupit të këshilltarëve nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Riad Rashiti, tha për Telegrafin se para më shumë se shtatë vitesh ka filluar ndërtimi i çerdhes dhe sipas tij as tash qeverisja aktuale nuk është në gjendje ta finalizojë.
“Para më shumë se shtatë vite ka filluar ndërtimi i çerdhes së fëmijëve në lagjen e Arbërisë në Gjilan. Për tri vite, qeverisja e VV nuk është në gjendje me finalizu këtë projekt që ka qenë në realizim e sipër prej ish qeverisjes”, ka thënë Rashiti.
Rashiti thekson se për finalizimin e kësaj çerdhe, kryetari Hyseni nuk e ka asnjë pengesë.
“Është e papranueshme se si kryetari i komunës nuk është në gjendje me kry një projekt të çerdhes së fëmijëve, e mos të flasim për projekte më kapitale që janë. Asnjë pengesë nuk e ka pas për ta kryer këtë objekt, përveç paaftësisë së ekipit tij qeverisës”, theksoi ai.
Rashiti thotë se për përshpejtimin e finalizimit të çerdhes, si PDK kanë kërkuar që të shfrytëzohet buxheti i komunës dhe grantet e qeverisë për projekte kapitale.
“Ne si PDK në vazhdimësi kemi kërkuar që të shfrytëzohet buxheti i komunës dhe grantet e qeverisë për projektet kapitale, por është e kot të presësh më shumë nga kjo organizatë e dështuar qeverisëse”, tha ai, duke theksuar se vitin e kaluar Gjilani ka humbur 28 milionë euro të paplanifikuara.
“Vitin e kaluar Gjilani ka humbur 28 milionë euro të planifikuara dhe të ndara për projektet kapitale, ato janë kthyer në buxhetin e Kosovës”, ka theksuar ai.
Sipas Rashitit, komuna arsyet e vonesave për secilin projekt i bartin tek ministritë.
“Arsyet e vonesave për secilin projekt i bartin tek ministritë, disa tek opozita kinse për pengesa që aspak nuk është e vërtetë”, ka thënë ai.
Tutje, Rashiti thekson se Komuna e Gjilanit këtë vit nuk ka qenë në gjendje as të mirëmbajë dhe të përgatitet për fillim vitin e ri shkollor.
Sipas tij, për herë të parë, komuna nuk ka arritur as të bëjë ngjyrosjen e klasave në shkolla.
“Përveç mos përfundimit të kësaj çerdhe, komuna e Gjilanit në këtë vit nuk ka qenë në gjendje as të mirëmbajë dhe të përgatitet për fillim vitin e ri shkollor. Për herë të parë nuk ka arrit as të bëjë ngjyrosjen e klasave të shkollave, e sidomos aty ku gjendja është tepër e keqe, me arsyetimin se nuk kanë kompani të kontraktuar për këtë lloj pune e shërbimi”, tha ai.
Ai thotë se kryetari Hyseni, sektorin e arsimit e ka shndërruar në çerdhe të punësimeve familjare dhe militantëve të organizatës së tyre.
Sipas tij, nuk ka ndonjë rend dhe ligj dhe se arsimin e kanë bërë pazar.
“Kryetari i komunës sektorin e arsimit e ka shndërruar në çerdhe të punësimeve familjare dhe militantëve të organizatës së tyre. Aty nuk ka rend dhe ligj, aty ligj janë deputetet e VV-së të inkriminiuar në vepra të llojllojshme. Arsimin e kanë bërë pazar kush çka të mundet me marr ndonjë vend pune për gratë e tyre, motrat, baxhanakë, dajë, teze e kunata”, ka thënë ai.
Rashiti thekson faktin se sipas tij në qeverisjen aktuale, dy drejtoreshat e arsimit nuk kanë mundur të bëjnë ballë dallavereve dhe presioneve që iu ka shkaktuar kryetari Hyseni.
“Dy drejtoresha të arsimit nuk kanë mundur të bëjnë ballë dallavereve dhe presioneve që iu kanë bërë nga kryetari i komunës dhe deputetet e asamblistët e organizatës që e ka degraduar komplet qeverisjen komunale”, ka theksuar ai, duke përfunduar se gjendje më të rëndë Gjilani nuk ka përjetuar që nga viti 2000 e këndej.
Ndryshe, në fushatën zgjedhore për kryetar komune, në vitin 2017, Lutfi Haziri, pati premtuar që në vitin e parë të qeverisjes, do të ndërtojë edhe dy çerdhe, atë “Ardhmëria 1” dhe “Arbëria”.
“Ndërtimi i dy çerdheve të reja, në vitin e parë të qeverisjes. Dy çerdhe të reja, “Ardhmëria 1” dhe “Arbëria” janë të buxhetuar”, kishte premtuar Haziri në debatin e vitit 2017.
Mirëpo, ky projekt i cili ishte premtuar si një zgjidhje thelbësore për kujdesin e fëmijëve të vegjël, vazhdon të mbetet i papërfunduar, pavarësisht premtimeve të shumta.
Vlen të theksohet se Telegrafi ka adresuar pyetje edhe tek Komuna e Gjilanit për të parë se ku kanë mbetur punimet dhe se a do të vazhdojnë së shpejti, por deri në publikimin e këtij lajmi, të njëjtit nuk janë përgjigjur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje