Pak orë para nisjes së Konventës Kombëtare Demokratike ku edhe do të jetë pjesëmarrës, kryeministri Albin Kurti zhvilloi një takim me kongresistin James P. McGovern.
Ky ishte takimi i dytë mes tyre, pas atij në Washington, në majin e dy viteve më parë.
Së pari, ai shprehu mirënjohjen për përkrahjen e pareshtur të Kongresit ndaj Kosovës dhe për kontributin e çmuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pavarësinë dhe etapat shtetndërtuese të Kosovës.
“Kryeministri Kurti e njohu kongresistin McGovern me progresin demokratik dhe ekonomik të vendit tonë në tri vitet e fundit. Ai tha se rankimet ndërkombëtare të Kosovës qëndrojnë si dëshmi e fuqishme e avancimit tonë si shtet demokratik, teksa si Qeveri jemi angazhuar maksimalisht në shpërndarje të barabartë të zhvillimit tonë ekonomik tek të gjithë qytetarët”, njofton Zyra e Kryeministrit.
Më tej, kryeministri shtoi se kjo përfshin dhe përkrahje të theksuar për integrim për të gjitha komunitetet, dhe përfshirjen e tyre brenda sferave të jetës shoqërore, si në aspektin ekonomik, po ashtu dhe në atë institucional.
“Në kuadër të disa prej masave e politikave të ndërmarra nga Qeveria, ai përmendi ndër të tjera rindërtimin e shtëpive për komunitetet joshumicë dhe pilotimi i projektit për edukim të përbashkët mes komuniteteve shumicë dhe joshumicë”, vijon tutje njoftimi.
Duke shprehur vlerësimin për mbështetjen e tij dhe takimin e frytshëm, kryeministri Kurti e falënderoi kongresistin McGovern për bisedën dhe veçanërisht për avokimin e vazhdueshëm për drejtësi për vëllezërit Bytyqi, të cilët u vranë padrejtësisht nga forcat serbe në vitin 1999./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze