LAJMI I FUNDIT:

Mucunski: Vetëm Fërçkoski nuk ka qenë ende në konsultime në MPJ, tha se është i sëmurë

Mucunski: Vetëm Fërçkoski nuk ka qenë ende në konsultime në MPJ, tha se është i sëmurë

Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, tha se i vetmi ambasador që nuk ka mbajtur konsultime është Ljubomir Frckoski.

Në momentin kur është thirrur për konsultë ka raportuar se është i sëmurë.

“Ai është i vetmi ambasador me të cilin nuk janë bërë konsultime”. Arsyeja është se kur është thirrur ka thënë se është i sëmurë. I uroj shëndet, por kjo nuk do të thotë se procedura do të zgjatet. Kemi indikacione serioze për abuzime financiare dhe do të ketë një përcaktim të përgjegjësisë, pavarësisht nga sëmundja”, tha Mucunski në Sitel.


Janë zhvilluar konsultime me ambasadorët Andrej Zhernovski, Vesel Memedi dhe Danço Markovski.

Sa i përket ambasadorit Memedi, siç theksoi ai, MPJ po zhvillon një procedurë në lidhje me letrën nga ana e tij drejtuar autoriteteve italiane se pasaportat me emrin e vjetër nuk janë të vlefshme në një periudhë të caktuar.

Siç tha Mucunski, Memedi nuk ka pasur udhëzim të duhur nga MPJ-ja për të ndërmarrë një hap të tillë, gjegjësisht e ka bërë në mënyrë të pavarur.

Lidhur me Zhernovskin, shefi i diplomacisë deklaroi se ka indikacione serioze për aspektin formal-juridik të marrjes së detyrës dhe se ka filluar një procedurë e brendshme për të parë nëse ai është përgjegjës apo jo.