Nazmi Zogaj, emërohet komandant i stacionit policor në Malishevë
Gjatë ditës së sotme kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me nënkryetarin Vesel Krasniqi, kanë qëndruar për vizitë në stacionin policor të kësaj komune, me ç’rast kanë shprehur urimet e tyre komandantit të ri, Nazmi Zogaj, i cili ka marrë detyrën e komandantit të stacionit policor të Komunës së Malishevës.
Gjatë këtij takimi, kryetari Kastrati theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të shkëlqyer mes komunës dhe policisë, me qëllim të krijimit të një mjedisi sa më të sigurt për qytetarët. “Në emër të Komunës së Malishevës dhe personalisht, ju uroj për detyrën e re dhe ju siguroj për gatishmërinë tonë të plotë për të vazhduar bashkëpunimin e mirë në të gjitha fushat,” u shpreh Kastrati. Ai vlerësoi gjithashtu punën e deritanishme të policisë, duke e cilësuar stacionin policor të Malishevës si shembull për sigurinë që ofron për qytetarët, një faktor kyç që ka kontribuar në faktin se Malisheva konsiderohet si një nga komunat më të qeta në vend.
Nënkryetari Krasniqi gjithashtu e uroi Zogajn për rolin e tij të ri, duke e falënderuar për angazhimin e tij dhe të gjithë zyrtarëve policorë në garantimin e sigurisë së lartë në komunë. “Falë punës suaj të palodhshme, ne jemi komuna me nivelin më të lartë të sigurisë dhe për këtë jemi thellësisht mirënjohës,” tha Krasniqi.
Pasi i mori urimet, komandanti Zogaj falënderoi krerët e komunës për mbështetjen dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy institucioneve për garantimin e sigurisë së qytetarëve. Ai premtoi që ky bashkëpunim do të vazhdojë në nivelin më të lartë, gjithmonë në shërbim të vendit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë