Policia e Kosovës sot njoftoi se ka arrestuar një qytetar në Gorazhdevc të Pejës, për shkak të nxitjes së përçarjes dhe mos durimit.
Lidhur me këtë arrestim ka reaguar Lista Serbe, partia serbe e cila gëzon mbështetjen e Beogradit.
Në reagimin e tyre Lista Serbe ka thënë se “regjimi i Albin Kurtit po bënë gjithçka që serbët të heshtin ose të zhduken.
“Arrestimi dhe ndalimi i serbit Luka Zlatiçanin nga Gorazhdeci për këndimin e këngëve shkakton pakënaqësi te serbët në të gjithë Kosovën dhe Metohinë, veçanërisht sepse Policia e Kosovës, në dhjetëra raste kur serbët sulmohen, pronat e tyre ose Kisha Ortodokse Serbe janë të shkatërruara, nuk janë kaq të azhurnuar dhe profesionalë.
Regjimi i Albin Kurtit bën gjithçka që serbët të heshtin ose të zhduken nga këto zona, dhe për këtë përdorin institucionet që ata menaxhojnë. Të njëjtat institucione që arrestojnë serbët për këngë nuk kanë dhënë ende një përgjigje për pyetjen se kush është përgjegjës për vrasjen dhe plagosjen e tmerrshme të fëmijëve serbë në Gorazhdec”, thuhet në reagimin e tyre.
Lista Serbe ka kërkuar që i arrestuari të mbrohet në liri.
“Duke pasur parasysh që z. Zlatiçanin është një familjar, i cili nuk e ka lënë kurrë Gorazhdecin e tij, kërkojmë që t’i lejohet menjëherë e drejta për t’u mbrojtur nga liria, sepse është e turpshme që ai të ndahet nga familja e tij në paraburgim për shkak të këngëve që ka kënduar.
Gjithashtu kërkojmë që përfaqësuesit ndërkombëtarë të kushtojnë më shumë vëmendje akuzave të montuara politikisht, veçanërisht kur zgjedhjet po afrohen dhe regjimi në Prishtinë do të kompensojë vlerësimet duke keqtrajtuar serbët për mungesën e suksesit të tij në çdo sferë të shoqërisë”, thuhet në reagim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHaradinaj: Më 9 shkurt Kosova do ta bëjë ndryshimin e madh, paga mesatare 1 mijë euro
Historia e 14-vjeçarit nga Shkodra që dorëzoi portofolin me euro turistes belge
Stuhia godet Vlorën, boshatisen plazhet
Islami publikon fotografinë në të cilën shihet djali i Vuçiqit, Danilo me grupin që sulmuan në Banjskë
Mbrojtja e Thaçit e ballafaqon dëshmitarin me qëndrimet e tij për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë
Dëshmia e ish-ushtarakut amerikan në Hagë, tregon se çfarë kishin gjetur në një “dhomë torture”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vedat Muriqi, lojtar i ndeshjes ndaj Real Madridi - nga goli i bukur me kokë te kartoni i kuq i Ferland Mendy, statistika fantastike të ‘Piratit’
Iu ndalua hyrja në aeroplan veç pse foli shqip, Bebe Rexha thotë se ka mbërritur në shtëpi mirë
"Jam tmerrësisht i lodhur, por një gol kundër Real Madridit është gjë e bukur” - Muriqi flet pas ndeshjes me kampionin evropian
Policia italiane në Shqipëri, të martën marrin në dorëzim Gjadrin dhe Shëngjinin
Afrim Gashi konfirmoi se dje ka udhëtuar në Kosovë
Vedat Muriqi ia 'terron' Thiabut Courtois, 'Pirati' gjen sërish golin ndaj Real Madridit