Në Serbi, një pjesë e konsiderueshme e të rinjve e shohin Kosovën nga perspektiva e pushtetit. Sipas një hulumtimi të një organizate rinore, 31% e të rinjve mbështesin idenë që Serbia ta kthejë nën kontroll të plotë Kosovën në momentin e duhur. Për shoqërinë civile në Serbi, është shqetësuese gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Sipas një hulumtimi nga një organizatë rinore, është shqetësuese që 31% e të rinjve mbështesin idenë që Serbia të rikthejë kontrollin e plotë mbi Kosovën në momentin e duhur, duke përdorur mjete ushtarake. Kjo përqindje lidhet me ndikimin e politikanëve.
“Çështja e zgjidhjes së Kosovës është ende në domenin e politikës së lartë, ku politikanët përdorin hapësirën publike dhe një narrativë militante, shpesh, pa marrë parasysh pasojat, që kjo ka në shoqëri. Të rinjtë dëgjojnë atë që thuhet në media, ku shpesh dënohet ‘pala tjetër’, dhe kjo krijon një narrativë urrejtjeje që të rinjtë e përvetësojnë shpejt”, tha Milana Pejiq, Organizata Ombrellë e të Rinjve të Serbisë.
Për shoqërinë civile, është shqetësuese rritja e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe mungesa e reagimit nga prokuroria. Kulmi është qe intervenimi ushtarak shihet si një opsion legjitim.
“Shkaktarët i shoh në pengimin e dialogut Beograd-Prishtinë, justifikimin e aktiviteteve paraushtarake të grupit rreth Milan Radoiçiqit nga autoritetet në Serbi, glorifikimin e kriminelëve të luftës si Vlladimir Llazareviq, si dhe nxitjen e albanofobisë në baza ditore”, tha Marko Millosavleviq, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut.
Shoqëria civile thotë se duhet investuar më shumë në programe të bashkëpunimit.
“Ka shumë pak programe që zhvillohen ndërmjet komuniteteve të ndara dhe duhet të ketë më shumë investime që të rinjtë të takohen dhe të kuptojnë se bashkëpunimi është një opsion shumë më i mirë për zgjidhjen e problemeve të tyre sesa ndarja”, tha Pejiq.
Një pjesë e shoqërisë në Serbi beson se për të arritur një paqe të qëndrueshme, është e nevojshme të krijohet një hapësirë lirie në Serbi dhe Kosovë, ku të rinjtë mund të punojnë dhe të krijojnë, pa kërcënime nga dhuna./RTK
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë
Gjykimi për shpërthimin në lokalin “Sekiraqa”, dëgjohen katër dëshmitarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale