Shumë fermerë në Shqipëri po krijojnë ferma të vogla afër segmenteve të rrugëve kombëtare për të tregtuar prodhimet e tyre kryesisht për turistët vendas dhe të huaj.
Sipas ekspertëve të ekonomisë sektori bujqësor dhe ai blegtoral vendas po e mbështesin këtë vit jo në nivelin e pritshëm sektorin tursitik për shkak se mbizotërojnë prodhimet e importit.
Në një sipërfaqe prej gati pesë dynimësh në segmentin e rrugës së re Kardhiq – Delvinë, Bajram Duro ka ngritur një fermë të vogël për prodhimin e frutave dhe e perimeve ku gjatë gjithë ditës nuk rreshtin turistët.
“Kur toka u nda pas përmbysjes së komunizmit nuk e merrte asnjë-njeri se s’kishte ujë, e mora unë dhe është fati im tani” , thotë Bajrami.
“Kur u ndanë tokat nuk dilte asnjë ta merrte këtë tokë se i donin nën ujë që të vaditeshin. Këtu nuk kishte ujë. Edhe thashë do ta marr unë. Me një mendim që nëse do të dështoja në kultivimin e tokës me perimet kam pyllin përreth dhe do të merrja disa dele dhe dhi që ta ndihmoja familjen që të mos dilja fare i humbur. Megjithatë pata sukses, fati im dhe i familjes”, tregon ai për Zërin e Amerikës.
Familja e Bajramit ka 33 vite që merret me prodhimin e perimeve, por dy vitet e fundit me përfundimin e rrugës Kardhiq Delvinë kjo fermë e vogël nisi të rritet dhe të presë vizitorë.
“Ne kemi 33 vite që merremi me perime si familje. Kemi bërë edhe punë të tjera kur nuk kemi pasur punë, por kryesisht merremi me shitjen e perimeve”, tregon ai.
Ky vit thotë më tej Bajrami nuk nisi mirë, por më pas dalja në treg e frutave dhe perimeve solli interesin e turistëve.
“Këtu kam dy vjet që po prodhojmë dhe shesim. Më parë nuk ishte rrugë dhe vinte ndonjë kalimtar i rrallë apo me kuaj. Ky vit nuk filloi mbarë se e hapim si sezon para kohe me qepën e njomë dhe me hudhrën dhe lakrat e buta që mbillen kryesisht por nuk i tërhiqte shumë njerëzit. Tani që dolën perimet dhe frutat dhe kalojnë shumë pushues për Sarandë ka interes të madh”, tregon ai.
Turistë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë klientët e pëlqyer të Bajramit pasi blejnë me sasi të mëdha ndërsa turistë nga disa vende perëndimore, sic thotë ai “blejnë me kokrra”.
“Turistët nga Kosova dhe Maqedonia blejnë shumë. Edhe vendasit kthehen këtu, ndërsa turistët e huaj nga vendet perëndimore si francezë, italianë, anglezë bëjnë tregti më të dobët. Marrin dy speca, një patëllxhan, një kokërr domate”.
Bajrami thotë se nuk përdor pesticide dhe turistët mund t’i shijojnë duke i vjelë prodhimet ndonëse kjo i sjell atij humbje për shkak të dëmtimit nga insektet.
“Nuk përdorim pesticide dhe kemi humbje të madhe. Si e sheh dhe vetë njerëzit futen, vjelin dhe hanë ndonjë nga prodhimet në degë. Nëse do përdor helmin mund të më mbetet ndonjëri atje. Sa të vijë ndonjëri dhe të më bëjë lapidar (të më vrasë) më mirë le të hidhen poshtë 10 kuintalë domate”, tregon ai.
Bajrami thotë se bujqësia është shumë e vështirë në Shqipëri pasi nuk gëzon mbështetje me subvencione nga shteti dhe kur e pyet se sa orë në ditë punon ai përgjigjet:
“Punojmë me shumë vështirësi. Se mos flemë dhe natën pa le dhe ditën. 24 orë në punë si familje, po lehu qeni jemi në këmbë gati.”
Bajrami ka ruajtur farërat e perimeve dhe frutave që përdoreshin që në vitet gjatë komunizmit në Shqipëri por thotë se ato po shkojë drejt degradimit.
“Unë vetëm me farërat doja të më ndihmonin. Kam ruajtur farërat që në kohën e socializmit, të kooperativës. Po ato janë drejt degradimit sepse janë futur farëra të tjera dhe i bën bleta tani përmes pllenimit as të buta dhe as të egra”, tregon ai.
Kastraveci dhe domatja janë më të kërkuarat në fermën e vogël.
“Sikur të kem edhe një tonë në ditë ato shiten”, thotë Bajrami.
Sipas ekspertëve të ekonomisë ndërsa prurjet turistike po rriten ndjeshëm në Shqipëri sektori vendas bujqësor dhe blegtoral nuk po e luan rolin e pritshëm në mbështetjen e këtij sektori.
Kjo pasi prodhimet vendase të perimeve dhe frutave konkurrohen ndjeshëm nga importet.
Sipas të dhënave zyrtare importet e perimeve për 6 muajt e parë të këtij viti janë rritur me 43.5%, ndërsa importet e frutave janë rritur me 31.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Një problem tjetër thonë fermerët e vegjël është vështirësia e depërtimit në tregun vendas për shkak të kostove të transportit.
Autoriteti i Konkurrencës në Shqipëri vuri nën hetim mesin e këtij vit dhjetëra grumbullues në disa rajone të mëdha të vendit si Tiranë, Elbasan dhe Fier pasi abuzuan me çmimet e fruta perimeve duke i shtrenjtuar deri në 100% krahasuar me çmimet që i merrnin prodhimet nga fermerët./VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A