LAJMI I FUNDIT:

Për 10 vjet 42 shkolla fillore më pak në Maqedoni

Për 10 vjet 42 shkolla fillore më pak në Maqedoni

Reduktimi i numrit të nxënësve në ciklin e ulët e të mesëm e bën të pashmangshme mbylljen e disa shkollave në vend. Gjatë dekadës së fundit numërohen 42 shkolla fillore dhe mbi 9 mijë nxënës më pak. Situata e drastike e zvogëlimit të numrit të nxënësve që janë regjistruar në klasë të parë, në këtë vit shkollor me gjithsej 600 fëmijë më pak, por edhe në klasat më të larta ka alarmuar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës që ka vendosur që ato shkolla që numërojnë pak nxënës dhe që janë afër shkollave të tjera më të mëdha do të mbyllen për të ulur kostot. Por nga ana tjetër MASH njofton se në tre vitet e ardhshme do të ndërtohen 28 salla të reja sportive shkollore, por nëse vazhdon ky trend bëhet e paqartë se për kë do të ndërtohen këto objekte. Duke iu referuar njoftimit më të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, 14 shkollave fillore iu është vënë dryni gjatë një vit. Të dhënat e zyrtare tregojnë se nga 976 në vitin 2021/2022, numri i shkollave fillore është ulur në 962 vitin e kaluar. Në të njëjtën kohë u mbyll një shkollë fillore speciale dhe tani numri i tyre është 35.

“Kushtet në fushën e arsimit nuk ndryshojnë në varësi të nivelit të arsimimit. Kështu, në arsimin fillor, numri i gjeneratës hyrëse në arsimin fillor zvogëlohet nga viti në vit, si dhe numri i përgjithshëm i nxënësve. Numri i nxënësve të regjistruar në arsimin fillor në vitin akademik 2023/2024 është më i ulët për 4,8% krahasuar me vitin 2013/2014. Rënie tregon edhe gjendja me nxënësit e regjistruar në arsimin e mesëm. Numri i nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm, në vitin shkollor 2023/2024, krahasuar me 2013/2014, është reduktuar për 22%”, thuhet në publikimin “Maqedonia në numra”.

Sipas të dhënave zyrtare numri i nxënësve në shkollat fillore të rregullta është në rënie – në fillim të vitit shkollor 2023/2024, numri i nxënësve në shkollat fillore ishte 182.124, që paraqet një rënie prej 1,6% krahasuar me vitin e kaluar shkollor, kur kishte 185.099 nxënës. Numri i nxënësve në shkollate mesme të rregullta, në fillim të vitit shkollor 2023/2024, është 67.278, që nënkupton edhe një rënie prej 2.8% krahasuar me vitin paraprak shkollor, kur kishte 69.227 gjimnazistë. Nga viti 2017/2018 deri në vitin 2022/2023, numri i nxënësve në arsimin fillor është zvogëluar për 6,272 fëmijë. Për shkak të numrit të reduktuar të nxënësve, ekziston rreziku që disa shkolla, veçanërisht në zonat rurale, të mbyllen. Një projekt për optimizimin e rrjetit të shkollave në vend është duke u zhvilluar.


“Shteti nuk mund të ketë të ardhme nëse vazhdon ky trend. Do të bëjmë maksimumin që situata të ndryshohet, qytetarët tanë të qëndrojnë këtu dhe të jenë të kënaqur me kushtet për shkollim, punë dhe jetë”, deklaroi ministrja e Arsimit, Vesna Janevska. Duke shtuar se duhet punuar në të gjitha fushat, për të ndalur procesin e emigrimit të të rinjve, përmes ndjenjës më të fortë të përkatësisë në shoqëri dhe motivit për të qëndruar dhe për të ndihmuar më tej në zhvillimin e vendit. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kalo në kategori