LAJMI I FUNDIT:

Kosova nuk posedon helikopter për shuarjen e zjarreve – gjithëherë intervenohet nga KFOR-i

Kosova nuk posedon helikopter për shuarjen e zjarreve – gjithëherë intervenohet nga KFOR-i

Ditëve të fundit është kërkuar disa herë intervenimi i KFOR-it, për shuarjen e zjarrit. Vet shteti i Kosovës nuk ka asnjë helikopter për të reaguar në këto vatra të përfshira nga zjarret.

Në rast të krizave nuk ka helikopter as në fushën e mbrojtjes, sigurisë e shëndetësisë.

Kjo po konsiderohet si domosdoshmëri nga njohës të çështjeve të emergjencave civile. Edhe nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent deklarojnë se Kosova ka nevojë të pajiset me disa helikopterë.


Në një përgjigje për KosovaPress është bërë e ditur se furnizimi me helikopterë ka qenë i paraparë për tri ministri, por ka mbetur draft-projekt për shkak të impaktit financuar.

Njohësi i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti thotë se ditëve të fundit ka qenë e vështirë të intervenohet në zona malore për shkak të mungesës së kapaciteteve.

“Është e vështirë të intervenohet në zona malore, sepse ka vende që nuk kanë qasje automjetet e zjarrfikësve. Pastaj është mjaft e vështirë qasja në ato vende, andaj gjithmonë ekziston nevoja që të ndihmohet nga ajri përmes hudhjes së ujit nga ajri, përmes helikopterëve. Dhe kjo u pa në disa raste që pas kërkesës së institucioneve të Kosovës, KFOR-i me helikopterët e tyre, si reagues i tretë në Kosovë, ata përmes helikopterëve të tyre bënë lokalizimin dhe ndihmuan në shuarjen e zjarreve edhe pse zjarrfikësit bënë një punë shumë të madhe, sidomos në Prevallë, ku me netë të tëra u munduan që të lokalizojnë atë zjarr. Mirëpo për shkak të terrenit të vështirë nuk ishte e mundur që të lokalizohet plotësisht”, deklaron Ahmeti.

Ai e konsideron të domosdoshme nevojën që Kosova të ketë kapacitete të tilla ajrore.

“Fatkeqësisht që shteti i Kosovës nuk ka një helikopter të vetëm i cili do të mund të përdorej qoftë për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Punëve të Brendshme, të protokollit të shtetit, si dhe për rastet e tilla për shuarjen e zjarreve nga ajri dhe hedhjes e ujit nga ajri…Është e domosdoshme që shteti i Kosovës të ketë një ose dy helikopterë që në rast nevoje të bëjë intervenime të tilla, pastaj mund të përdoret edhe për Ushtrinë e Kosovës, për Ministrinë e Punëve të Brendshme”, shprehet ai.

Udhëheqësi i divizionit për çështje ligjore, marrëdhënie me publikun dhe ndërkombëtare në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Nehat Koqinaj deklaron se Kosova ka nevojë të pajiset me disa helikopterë.

“Kosova ka nevojë të pajiset me disa helikopterë sepse edhe në rishikimin strategjik të sektorit të sigurisë i bërë në vitin 2012-2014, kemi ardhur në përfundime të caktuara që minimumi i kërkesave për helikopter, për Forcës e Sigurisë nuk po e përmendi këtu sepse kanë kërkesa specifike, por për Policinë e Kosovës dhe për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, në cilin do rast krize minimumi ka qenë katër, tani mos të them edhe gjashtë, por në asnjë mënyrë një. Një si asnjë. Kurdo që opinioni dhe vendimmarrësit sigurojnë mjetet për të siguruar helikopterë, gjithë stafin ose gjithë mekanizmat mbështetës për të funksionuar ata helikopterë, atëherë do të ishte lehtësues dhe domosdoshmëri për reagim në raste emergjente”, deklaron Koqinaj.

Në një përgjigje për KosovaPress, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se para disa viteve është filluar një nismë për sigurimin e tre helikopterëve.

“Duke iu falënderuar për çështjen e ngritur, iu informojmë se në vitin 2017 është nisur një nismë për sigurimin e tre helikopterëve për tri ministri, me qëllim ofrimin e shërbimit të linjës: Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme. Megjithatë, ky projekt ka pasur një impakt financiar relativisht të madh dhe nuk është finalizuar dhe ka mbetur si një draft projekt”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci pati deklaruar për KosovaPress, se faza e paraparë për furnizim e plotësim me kapacitete ajrore është faza e tretë nga viti 2025 deri në vitin 2028.

Kosova nuk ka kompetencë dhe nuk është përgjegjëse për hapësirën e saj ajrore.

Në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe marrëveshjen teknike ushtarake të vitit 1999, por edhe ligjeve aktuale, misioni i KFOR-it është përgjegjës për sigurinë e hapësirës ajrore të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori