LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 7° cloudy

Numri i turistëve në Prizren është rritur dukshëm gjatë kësaj vere

Numri i turistëve në Prizren është rritur dukshëm gjatë kësaj vere

Numri i turistëve që vizitojnë qytetin e Prizrenit gjatë stinës së verës është rritur dukshëm këtë vit krahasuar me vitet paraprake apo edhe vitin 2019, kanë bërë të ditur personat e angazhuar në këtë sektor. Sipas tyre turizmi kulturor ka qenë fokusi kryesor i turistëve të huaj.   

Dardan Bytyqi që punon si recepsionist në njërin prej hoteleve të qytetit pohon se ka pasur turistë nga vende të ndryshme të botës.

“Ka pas shumë turistë, sidomos gjatë periudhës së ‘DokuFestit’. Por edhe jashtë kësaj ka pasur mjaft turistë. Shumica janë prej vendeve të Lindjes së mesme. Gjatë ‘DokuFestit’ më shumë kanë qenë nga vendet perëndimore dhe ShBA-ja”, thotë Bytyqi.


Dardan Bytyqi

Madje, kontakti me turistët e huaj e ka shtyrë këtë 18 vjeçar që të ndjekë edhe trajnimin për guidë turistike të organizuar nga Këndi Amerikan në Prizren, dhe të njihet më mirë me trashëgiminë kulturore të qytetit.

“Rastësisht erdhën dy turistë kanadezë dhe filluan që të më tregojnë për vendet në qytetin tim. E ndjeva nevojën që të edukohem më shumë në këtë drejtim dhe pasi e pashë thirrjen për trajnim për guidë turistike vendosa që të aplikoj në mënyrë që ti njoh më mirë asetet kulturore dhe të kultit në Prizren”, deklaron Bytyqi.

Ai konsideron se Prizreni ka potencial për turizëm, por se nevojitet një përkushtim më i madh, meqë ka shumë vende historike e natyrore, por pak investime.

Ndërsa Ilir Shala që përfaqëson komunitetin e gastronomëve në Prizren konfirmon shtimin e numrit të turistëve.

“Numri i turistëve gjatë kësaj vere është rritur dukshëm krahasuar me tri vitet e shkuara. Kemi pasur turistë cilësorë nga vendet e Evropës. Këtë vit ka qenë karakteristike se kemi pasur shumë turistë nga Spanja, Portugalia apo Skandinavia, vende që më pak e kanë njohur Kosovën. Por të njëjtit janë befasuar pozitivisht si nga shërbimi, ushqimi, kultura, historia”, thekson Shala.

Ilir Shala

Sipas tij edhe ngjarjet kulturore kanë ndikim të madh në zhvillimin e turizmit kulturor në Prizren, krahas monumenteve të trashëgimisë kulturore.

“Secili festival që është mbajtur në Prizren ka prezantuar në mënyrën më të denjë kulturën dhe bashkëjetesën në qytetin tonë”, thotë Shala.

Ai shton se ky sezon ka pasur ndikim pozitiv si për gastronominë ashtu edhe për ekonominë lokale të Prizrenit.

“Në përgjithësi ka ngritje. Nëse merren parasysh edhe pasojat e viteve të shkuara vërehet se tani ka një stabilitet. Pavarësisht mungesës së fuqisë punëtore, tregu ka shënuar rritje”, shprehet Shala.

Flaka Bamja Bytyqi

Flaka Bamja Bytyqi nga Zyra informative për turizëm në qendër të qytetit, që njëherësh angazhohet edhe si cicerone, tregon se sivjet ka më shumë turistë dhe se ata vijnë nga vendet e ndryshme të botës.

“Sivjet numri i turistëve është goxha më i madh në Prizren, nëse e krahasojmë me vitin 2019. Numri më i madh i tyre vijnë nga Turqia, meqë organizohen ture turistike nëpër vendet e Ballkanit. Por ka edhe turistë gjermanë, anglezë, francezë, sikurse edhe nga Amerika, apo Amerika latine, madje edhe nga Australia”, thotë Bamja Bytyqi.

Ajo vlerëson se fluksi i tyre shtohet edhe gjatë festivaleve që mbahen në qytet.

“Kur ka ngjarje kulturore ka fluks më të madh të vizitorëve e turistëve, pra vërehet një gjallëri më e madhe në atë periudhë. Normalisht krejt kjo ka ndikim në ekonominë lokale, pasi gastronomia aktivizohet dhe hotelet janë përplot”, thotë Bamja Bytyqi.

Ramadan Tarashaj

Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Ramadan Tarashaj thekson se këtë verë ka pasur shtim të numrit të turistëve dhe se ata vijnë kryesisht nga Turqia, Shqipëria, Maqedonia, por edhe nga Lindja e mesme dhe vendet perëndimore.

“Te rritja e numrit të turistëve, krahas aktiviteteve kulturore ka ndikuar edhe bashkëpunimi me Shoqatën e agjencive turistike të Turqisë (TURSAB), ku çdo ditë nga 4-5 autobusë vijnë për vizita ditore në Prizren, derisa nga 2-3 autobusë me qëndrim me fjetje në hotele”, thotë Tarashaj.

Ai pohon se fluksi i turistëve ka qenë i mirëseardhur për ekonominë lokale, sidomos për gastronominë dhe hotelerinë, teksa DTZHE-ja është e angazhuar për pasurimin e mëtutjeshëm të ofertës turistike me investime në projekte të ndryshme.

“Aktualisht po e përditësojmë edhe Strategjinë komunale të turizmit me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të këtij sektori”, deklaron Tarashaj.

Turistët nga Turqia në Prizren

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në nivel të Kosovës, në muajin qershor 2024 ka pasur më shumë vizitorë në hotele sesa në qershorin e vitit 2023 për 17%.

“Sa i përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (qershor 2023) ka rritje të vizitorëve për 23,5%”, ka bërë të ditur ASK në statistikat e hotelerisë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Kalo në kategori