Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka kritikuar praninë e KFOR-it në Kosovë, duke thënë se në vend që të kontribuonte për paqen, ka krijuar pengesa, siç është rasti i urës së Ibrit.
Sipas tij, ura e Ibrit është shndërruar në një problem politik nga faktori ndërkombëtar.
Humolli theksoi se politika proserbe brenda NATO-s dhe Bashkimit Evropian po mban pezull situatën në Ballkan, duke mos qenë e interesuar për zgjidhjen e problemeve në Ballkan.
“KFOR-i kur ka ardhur me misionin e vet në Kosovë, misioni primar ka qenë paqja dhe lëvizja e lirë e qytetarëve. Dhe në këtë raport, ura kur është bërë pengesa e lëvizjes së lirë e qytetarëve, është bërë prej KFOR-it në kundërshtim me misionin që e ka pasur. Dhe është shndërruar në problem politika prapë prej faktorit ndërkombëtar. Nuk është lënë në mes të popullatës shqiptare dhe serbe, por është problem politik që e ka ndërtuar mekanizmat politike të cilat funksionojnë brenda NATO-s.
Në vitet e ’80-ta shovinizmi serb ka tentuar gjithmonë me kriju probleme popullatës shqiptare, gjoja se ne jemi kundër popullatës serbe. Kjo logjikë e ka shtyrë me mobilizu krejt Jugosllavinë, Millosheviqi kundër shqiptarëve. Këtë problem e ka ndërtuar shovinizmi serb. Kurse politika probserbe që është brenda NATO- dhe BE-së po e mban pezull, për arsyeje se nuk është e interesuar me zgjedh problemin e Ballkanit”, ka thënë Humolli në “FIVE” të Dukagjinit.
Ai shtoi se prania e KFOR-it në Kosovë aktualisht nuk ka më arsye të qëndrojë dhe vetëm po mbahet gjallë nga problemet në veri.
“Para 2 ose 3 viteve popullata ka lëvizur lirshëm, shumë punëtorë kanë punuar në pjesën veriore. Nuk ka pasur probleme, pra në momentin kur stabilizohet politikisht, atëherë nuk ka mundësi me pas arsye me jetu KFOR-i më Kosovë. Nuk ka mundësi me mbijetu shovinizmi serb në Beograd. Edhe gjithmonë bëjnë disa probleme për arsye politike. Arsyeja politike është për me qëndru KFOR- në Kosovë, kur nuk ka nevojë të qëndrojë… KFOR-i nuk ka nevojë të qëndrojë në Kosovë me këtë mandat që e ka”, ka shtuar Humolli.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A