Fonseca me lajm të hidhur për tifozët e Milanit, derisa konfirmon se do ketë largime

Paulo Fonseca ka konfirmuar se Milani nuk do të nënshkruajë me asnjë lojtar tjetër pas Youssouf Fofanas, por këmbëngul se kuqezinjtë duhet të shesin.
Milani ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me mesfushorin francez Fofana nga Monaco. 25-vjeçari do të zbresë në Milano të premten në mbrëmje dhe do të prezantohet para mediave të shtunën, disa orë para ndeshjes së parë të sezonit të Milanit kundër Torinos në San Siro.
Fonseca tha në konferencën e tij të parë për shtyp para ndeshjes se ai ka pasur “ndjenja pozitive” që nga dita e parë e para-sezonit.
“Ne jemi të gatshëm dhe të sigurt, me ambicie të mëdha”, tha portugezi i cituar nga TMW. “Ne duam të luajmë me identitetin tonë dhe t’ua tregojmë atë tifozëve tanë. Ishte e vështirë të imagjinoje këto ndjenja pas vetëm pesë javësh punë. Kam shumë besim për nesër”.
Fonseca pranoi se Milani ishte ndër klubet në rreshtin e parë për të fituar Scudetton.
“Ka pasur një ndryshim të rëndësishëm. Nuk po them se jemi në vendin e parë (për të fituar titullin), por jemi afër vendit të parë në këtë garë. Interi ka qenë shumë i fortë në dy sezonet e fundit. Ata arritën në një finale të Ligës së Kampionëve dy vjet më parë dhe me meritë fituan titullin sezonin e kaluar”, vazhdoi Fonseca.
“Ekipet e tjera kanë të njëjtin objektiv. Napoli, Juventus dhe Atalanta mund të luftojnë për titull. Besojmë se mund të jemi në garë kundër një ekipi shumë të fortë. Interi ka mbajtur të njëjtët lojtarë në vitet e fundit, ata kanë mbajtur të njëjtin trajner, por ne besojmë në ambiciet tona”.
Fonseca thotë se afati i transferimeve të Milanit është ‘mbyllur’ pas nënshkrimit të fundit dhe lë të kuptohet se Kalulu mund të largohet.
“Unë jam duke pritur për analizat mjekësore, pastaj do të flas”, u përgjigj ai. “Mund të them vetëm se jam i kënaqur me nënshkrimet e verës.
“Afati i transferimeve është mbyllur me Fofanën. Ai është nënshkrimi i katërt dhe disa lojtarë duhet të largohen tani. Ne kemi shumë, dhe nuk është e lehtë të punosh me shumë lojtarë”.
A do të thotë kjo se Pierre Kalulu do t’i bashkohet Juventusit?
“Nuk dua të përmend askënd drejtpërdrejt, por tashmë kam folur me ata që kanë më shumë shanse të luajnë rregullisht. Unë u thashë të tjerëve se shanset e tyre për të marrë kohën e lojës janë zvogëluar”, vazhdoi strategu i Rossonerëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Barcelona e gatshme t’i rezistojë ofertave prej 100 milionë eurosh për yllin e mesfushës

Nga suksesi i Kosovës te ikja e lojtarëve dhe situata me Brrutin, flet Bajram Shala

Kombëtaret me më së shumti gola në Ligën e Kombeve – Kosova para gjigantëve si Franca dhe Italia

Xabi Alonso ka një kusht për ta marrë drejtimin e Real Madridit

Ish-ylli i Man United rrezikon të dënohet me dy vjet burgim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani