LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 13° fair_day

Prizreni me 90 mijë euro subvencionon OJQ-të që ofrojnë shërbime sociale, por shuma vlerësohet e pamjaftueshme

Prizreni me 90 mijë euro subvencionon OJQ-të që ofrojnë shërbime sociale, por shuma vlerësohet e pamjaftueshme

Komuna e Prizrenit sivjet ka ndarë 90 mijë euro për subvencionimin e mbi 15 organizatave joqeveritare, të cilat zbatojnë projekte në fushat sociale. Kjo shumë e mjeteve është vlerësuar si e pamjaftueshme nga aktivistët e shoqërisë civile, por edhe nga zyrtarët e lartë komunalë.

Drejtoresha e organizatës “Handikos” në Prizren, Merita Shala ka vlerësuar subvencionimin nga Komuna si diçka të domosdoshme për shërbimet që ofrohen për personat me aftësi të kufizuara.

“Përkrahja nga Komuna e Prizrenit për “Handikosin” që është licencuar nuk është aq e mjaftueshme sepse kemi nevoja të vazhdueshme”, ka thënë Shala, pas nënshkrimit të kontratës me drejtuesit e komunës, raporton Telegrafi.


Sipas saj në këtë organizatë brenda javës kryhen 50 deri në 60 shërbime në javë, derisa subvencionet e ndara nga Komuna mjaftojnë për një periudhë 3-4 mujore.

“Pjesën tjetër të vitit duhet mbuluar me punë vullnetare”, është shprehur Shala, duke shtuar se kjo shoqatë ka mbi dy mijë anëtarë në Komunën e Prizrenit, teksa nga shërbimet nuk i përjashtojnë as të moshuarit apo rastet sociale.

Drejtori për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Rasim Demiri ka theksuar se ka pasur shumë aplikime, dhe se janë përzgjedhur mbi 15 organizata që janë të licencuara për ofrimin e shërbimeve sociale, që do të subvencionohen me gjithsejtë 90 mijë euro.

“Jemi të vetëdijshëm se kanë nevojë më shumë, por kjo është mundësia jonë financiare”, ka thënë Demiri.

Ngjashëm edhe kryetari i Komunës, Shaqir Totaj ka pohuar se qëllimi i organeve komunale është që përmes subvencioneve të përkrahen organizatat që merren me shërbime sociale për kategoritë e personave me aftësi të kufizuara dhe të tjerët.

“Nevojat e tyre janë shumë të mëdha, por ne me aq sa kemi mundësi dëshirojmë të përçojmë mesazhin se qëndrojmë pranë tyre. Natyrisht, vlerat e  subvencioneve çdo vit po rriten, dhe shpresojmë se vitin e ardhshëm do të ketë më shumë mjete”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

La Liga
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Mysafirëve në

Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur

Formula 1
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ndërkombëtare
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

Lajme
Kalo në kategori