LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Përurimi i objektit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, shtyllë e rëndësishme e shtetit të së drejtës

Kurti: Përurimi i objektit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, shtyllë e rëndësishme e shtetit të së drejtës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryetarja e GP të LVV, Mimoza Kusari Lila, si dhe deputeti nga radhët e LVV, sot ka qëndruar në Gjakovë, ku është bërë përurimi i objektit të ri të Gjykatës Themelore të Gjakovës.

Në deklaratën e dhënë për media, kryeministri Kurti tha që lokacioni në të cilën gjendet objekti i Gjykatës Themelore paraqet një shtyllë tejet të rëndësishme të shtetit të së drejtës, transmeton Telegrafi.

“Sot në Gjakovë kemi bërë përurimin e objektit të ri të Gjykatës Themelore e cila i ka edhe dy degë, në Rahovec dhe Malishevë. Kjo Gjykatë është shtëpi për gjithsej 31 gjyqtarë, prej të cilëve 18 janë në Gjakovë, dhe ky objekt ndodhet në të njëjtën rrugë në të cilën është edhe objekti i Policisë, si dhe Prokuroria, duke paraqitur kështu një shtyllë tejet të rëndësishme e të vlefshme të shtetit të së drejtës dhe shtetndërtimit demokratik të Republikës së Kosovës”, tha fillimisht Kryeministri Kurti.


Kurti poashtu vlerësoi edhe hapësirat e objektit, duke potencuar që kushtet për të punuar në këtë Gjykatë janë të dinjitetshme, duke e cilësuar këtë si një lajm shumë të mirë për punëtorët e kësaj Gjykate.

“Bashkë me Ministren e Drejtësisë, u mirëpritëm nga Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjakovës, Nikollë Komani, i cili me këtë rast na paraqiti hapësirat e reja të cilat janë të lidhura me Ngrohtoren e Qytetit, pastaj kanë klimatizim qendror ku secili prej 18 gjyqtarëve e ka zyrën e vet të veçantë, ndërkaq dy bashkëpunëtorët profesionist e kanë një zyrë. Ndriçimi është shumë i përshtatshëm për punë, pajisjet janë moderne kushtet janë të dinjiteshme dhe padyshim që ky është një lajm shumë i mirë si për punëtorët e Gjykatës Themelore, gjithashtu edhe për qytetarët e rajonit të Gjakovës”, potencoi kryeministri Kurti.

Pavarësisht që sipas kryeministrit Kurti, punimet për përfundimin e këtij objekti janë zvarritur, ai deklaroi që kjo ndërtesë shënon një epokë të re për sistemin e drejtësisë.

“Kjo ndërtesë ka nisur punimet në vitin 2015, mirëpo është zvarritur tepër gjatë, dhe ne në këto 3 vite kemi punuar me shumë zell, me investime afër 2 milionë euro, dhe sot më në fund e përuruam këtë ndërtesë që shënon një epokë të re për drejtësinë në rajonin e Gjakovës dhe sigurisht që u themi punë të mbarë gjyqtarëve, bashkëpunëtorëve profesionist, stafit të Gjykatës Themelore dhe të gjithë qytetarëve”, shtoi në fund kryeministri Kurti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori