Sistemi Europian i Informacionit për Zjarret në Pyje, EFFI, bëri njoftoi se në Shqipëri nga data 1 janar 2024 deri në ditën e sotme, më 15 gusht, janë djegur gjithsej 29143 hektarë me pyje. Po sipas këtij burimi, vetëm gjatë javës së fundit, në Shqipëri janë djegur nga zjarret 2390 hektarë pyje.
Që nga fillimi i vitit, sistemi satelitor i monitorimit i Bashkimit Europian ka vërejtur “1159 anomali termike në territorin e Shqipërisë. 410 anomali termike janë regjistruar vetëm gjatë javës së fundit, me rritje në krahasim me një javë më parë, çka flet për rritje të temperaturave me ndikim në situatën e zjarreve në sipërfaqet pyjore”.
Për shkak të vatrave të shumta të zjarrit në pyje dhe kapaciteteve të kufizuara për shuarjen e tyre, gjatë muajit korrik dhe gusht Shqipëria aktivizoi dy herë Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile.
Në muajin korrik Shqipëria u mbështet me një helikopter të ardhur nga Italia, ndërsa një ditë më parë, në bazën ajrore të Kuçovës arritën nga Rumania dy helikopterë për shuarjen e vatrave të zjarreve në pyjet e Shqipërisë.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë regjistruar më shumë se 40 vatra zjarri, duke shënuar një nga ditët me intensitet të lartë të zjarreve në pyje. Aktualisht mbeten aktive 10 vatra zjarri.
Prej më shumë se dy muajsh, thuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë, janë shfaqur vatra të shumta zjarri në sipërfaqet pyjore. Situata është më problematike në zonat e mbrojtura, ku vatrat e zjarreve po vazhdojnë me shpejtësi të përhapen. Kështu, zjarret e përhapura në territorin e Maqedonisë së Veriut janë shfaqur edhe në brendësi të territorit të Shqipërisë, në Parkun Kombëtar të Prespës, në Malin e Thatë.
Gjithashtu, vatra zjarri janë përhapur edhe në Parkun Kombëtar të Alpeve, në Çerem të Tropojës, Parkun Kombëtar në Theth, atë në Lurë të Dibrës, Malin e Tomorit si dhe parkun arkeologjik të Finiqit. Në fund të muajit të kaluar zjarret në sipërfaqet pyjore rrezikuan edhe një numër resortesh turistike në bregdetin e Shëngjinit.
Shqipëria ka kapacitete të kufizuara teknike dhe njerëzore për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret dhe dëmtimet e qëllimshme. Vendi ka rreth 1300 punëtorë dhe ekspertë pyjesh, rreth 140 automjete zjarrfikëse, shumica të vjetra dhe të papërshtatshme për shuarjen e zjarreve në sipërfaqet pyjore, dhe asnjë helikopter të specializuar për shuarjen e vatrave të zjarrit nga ajri.
Në këto kushte, qeveria shqiptare, prej dy muajsh, ka aktivizuar në të gjithë vendin forcat dhe mjetet e ushtrisë në operacionin për shuarjen e zjarreve në sipërfaqet pyjore./VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje