Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i ka reaguar emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, lidhur me çështjen e hapjes së urës mbi lumin Ibër për vetura.
Ministri Krasniqi e ka pyetur Lajçakun se çfarë ndodhi që Bashkimi Evropian e ndryshoi qëndrimin nga “hapja e urës pa vonesa të mëtutjeshme” në “duhen më tepër bisedime”.
“I dashur Miroslav Lajçak, BE-ja vetëm së fundi ka thënë se çështja e urës së Mitrovicës duhet të diskutohet në dialog. Më herët, e ka cekur vazhdimisht se ‘ura duhet të hapet për qarkullimin e automjeteve pa vonesa të mëtutjeshme’, sipas Raportit për Vendin (CR) mes viteve ’18-’22. Është e qartë se ka një ndryshimi në qëndrimin e BE-së për të njëjtën çështje. Kështu, do të ishte korrekte t’u thuash njerëzve pse ky ndryshim? Çfarë ka ndryshuar nga viti 2023 për dallim me 2022 për BE-në që të kalojë nga ‘hapja e urës pa vonesa të mëtejshme’ te ‘duhen më shumë bisedime?’”, ka shkruar Krasniqi në platformën “X”.
Dje Lajçak në një postim në “X”, ka thënë se BE-ja vazhdimisht e ka theksuar se “çështja e urës së Mitrovicës duhet diskutuar në dialog”.
“BE-ja ka theksuar vazhdimisht se çështja e urës së Mitrovicës duhet të diskutohet në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Pretendimet se BE-ja është kundër hapjes së urës ose ka ndryshuar pozicionin e saj janë çorientuese”, ka shkruar ai.
Sipas tij, imponimi i një vendimi kundër vullnetit të qytetarëve të prekur nuk kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve.
“Qeverisja e mirë kupton ndjeshmërinë e pakicës. Se si do të zbatohet marrëveshja për hapjen e urës do të diskutojmë në takimin e ardhshëm në Bruksel”, ka shkruar ai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!