Në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës, u miratuan një sërë projektligjesh dhe rregullore të rëndësishme që prekin fusha të ndryshme, duke përfshirë drejtësinë, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe menaxhimin e burimeve kombëtare.
Ndër projektligjet e miratuara përfshihet ai për aderimin në Konventën për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve të Huaja në Çështje Civile apo Tregtare, që synon të zgjerojë rrjetin e organizatave ndërkombëtare ku Kosova është anëtare dhe të konsolidojë subjektivitetin e saj juridiko-ndërkombëtar. Po ashtu, u miratua edhe projektligji për aderimin në Konventën për Marrjen e Provave Jashtë Vendit në Çështjet Civile apo Tregtare, që do të lehtësojë bashkëpunimin gjyqësor ndërkombëtar.
Qeveria gjithashtu miratoi Projektligjin për Aderimin në Konventën për Zgjedhjen e Marrëveshjeve Gjyqësore, duke garantuar siguri dhe efektivitet në zgjidhjen e marrëveshjeve gjyqësore ndërmjet palëve në transaksionet tregtare.
Ndër rregulloret e miratuara përfshihen ajo për Edukimin, Trajnimin dhe Njohjen e Shërbimeve dhe Ekspertëve në fushën e mbrojtjes nga rrezatimi bërthamor dhe rregullorja për Menaxhimin e Programit për Zhvillim Rajonal të Balancuar, që përcakton kushtet dhe procedurat e menaxhimit të burimeve financiare të këtij programi. U miratuan gjithashtu rregulloret për ekspertët dhe për vlerësimin dhe njohjen e statusit dhe të drejtave të personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë.
Qeveria gjithashtu plotësoi dhe ndryshoi disa vendime të mëparshme që lidhen me projektet e mbrojtjes dhe menaxhimit të trashëgimisë kulturore në lokalitetet arkeologjike Ulpiana dhe Dresnik, duke nënvizuar angazhimin e institucioneve për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.
Në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, u kërkua nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënia e autorizimit Ministres së Drejtësisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike dhe Marrëveshjes për Ekstradim me Republikën e Francës. Këto marrëveshje janë një hap i rëndësishëm në avancimin e bashkëpunimit juridik ndërmjet dy vendeve.
Ndër vendimet e tjera, u aprovua transferi i mjeteve buxhetore për mbështetje të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për blerjen e makinerive prodhuese dhe përpunuese, si dhe nisma për lidhjen e marrëveshjes për projektin “Efiçienca e Energjisë në Ndërtesa Publike në Prizren”.
Qeveria gjithashtu ndau mjete për zbatimin e masave të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, duke përfshirë mbështetjen e ndërmarrjeve publike dhe sektorëve të shëndetësisë dhe arsimit.
Në fund, u shkarkua Bordi i Drejtorëve dhe u emërua Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” sjellin mbi njëmijë imazhe

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU “Gjakova” u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa