LAJMI I FUNDIT:

Hapet platforma, prindërit tani mund të aplikojnë për subvencionim e teksteve shkollore

Hapet platforma, prindërit tani mund të aplikojnë për subvencionim e teksteve shkollore

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI), ka bërë të ditur se edhe këtë vit do t’ua transferojë paratë prindërve në mënyrë që ata t’i blejnë pastaj tekstet shkollore për fëmijët e tyre për vitin e ri shkollor.

Ministrja Arbërie Nagavci bëri të ditur të martën se prindërit mund të fillojnë të online qysh nga e dita e sotme (e mërkurë) në platformën E-Kosova për rimbursim.

E tashmë në platformën E-Kosova është publikuar linku në të cilin prindërit mund të aplikojnë për të marrë paratë nga Qeveria për t’u blerë tekstet shkollore fëmijëve të tyre.


Linkun mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

Nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë do të subvencionohen me nga 80 euro, ndërsa ata nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë do të subvencionohen me 110 euro.

Ndërkaq Qeveria e Kosovës sot ka ndarë 6.5 milionë euro për të subvencionuar tekstet dhe materialet shkollore për nxënësit e shkollave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Lajme
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Kalo në kategori