LAJMI I FUNDIT:

Mori makinë me qira në Gostivar dhe kontrabandoi emigrantë, kapet nga policia në Greqi

Mori makinë me qira në Gostivar dhe kontrabandoi emigrantë, kapet nga policia në Greqi

SPB Tetovë njofton se dje (13.08.2024) në ora 13:30 në DPB-Gostivar, menaxheri i një kompanie “rent a car” ka raportuar se me datë 10.07.2024 ka lidhur marrëveshje për qiradhënie të automjetit me personin N.S. për periudhën 10.07.2024 deri më 14.07.2024, për të cilën i është paguar e gjithë shuma.

“Sipas denoncimit, personi e ka njoftuar se do të udhëtonte me mjetin për në Republikën e Bullgarisë dhe me pushime disaditore në Republikën e Greqisë dhe pasi nuk e kishte kthyer mjetin sipas kontratës, ka angazhuar avokatin nga i cili kishte kuptuar se me automjetin është kryer vepër penale “kontrabandë me migrantë” dhe për këtë automjeti është sekuestruar në Republikën e Greqisë”.

“Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB Tetovë.