LAJMI I FUNDIT:

Shtypja dhe diskriminimi i shqiptarëve në Luginë, Kamberi thirrje për ndërhyrje urgjente të bashkësisë ndërkombëtare

Shtypja dhe diskriminimi i shqiptarëve në Luginë, Kamberi thirrje për ndërhyrje urgjente të bashkësisë ndërkombëtare

Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, ka folur në lidhje me protestën e mbajtur në Preshevë kundër shtypjes dhe diskriminimit të shqiptarëve nga autoritetet serbe.

Ai theksoi se qëllimi kryesor protestes ishte detyrimi i Beogradit për të zbatuar marrëveshjet e arritura më parë, të cilat janë nënshkruar nga vet autoritetet serbe.

Kamberi theksoi rëndësinë e kornizave kushtetuese dhe politikave qeveritare në shoqëritë multietnike, të cilat duhet të jenë inkluzive dhe të pranojnë diversitetin.


Ai nënvizoi se shteti dhe shërbimet publike duhet të integrojnë diversitetin duke punësuar pjesëtarë të pakicave, veçanërisht në sektorët që merren me shërbime publike.

Sipas tij, demokracia dhe administrimi i bazuar në vlerat themelore nënkuptojnë mbrojtjen e të gjitha qytetarëve, pavarësisht dallimeve etnike, gjuhësore, kulturore apo fetare.

Deputeti shqiptar kritikoi ashpër qeverinë serbe për refuzimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke përfshirë mosnjohjen e diplomave dhe pasivizimin e popullsisë shqiptare.

Ai akuzoi Beogradin për shkelje të vlerave evropiane, si paqja, demokracia, dhe të drejtat e njeriut, në sy të komunitetit ndërkombëtar.

Kamberi gjithashtu denoncoi politikat me standarde të dyfishta të Serbisë, duke kërkuar të drejta të veçanta për serbët në shtetet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa mohon këto të drejta për pakicat brenda territorit të saj.

Tutje bëri thirrje për ndërhyrje urgjente të bashkësisë ndërkombëtare, duke theksuar se durimi i shqiptarëve është duke u sosur dhe se ky status quo është i padurueshëm.

Në përfundim, Kamberi paralajmëroi se nëse qeveria serbe nuk fillon menjëherë zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara, protesta të tjera do të pasojnë, duke kërkuar mbështetjen e Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës, OSBE-së dhe vendeve të QUINT-it për të ndërprerë diskriminimin dhe aparthejdin klasik që po ushtrohet ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija

Shëndetësi
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë

Siguri
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë

Politikë
Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Presidenti i Bangladeshit i kërkon Kosovës të blejë nga vendi i tij veshje dhe barna

Lajme
Gjatë vitit 2024, Serbia i pasivizoi 422 adresa të shqiptarëve në Bujanoc

Gjatë vitit 2024, Serbia i pasivizoi 422 adresa të shqiptarëve në Bujanoc

Lugina
Kalo në kategori