LAJMI I FUNDIT:

Policia tha se vdiq pasi u rrëzua në tokë – motra e Egli Progës: Dallohej qartë që ishte dhunuar për vdekje

Policia tha se vdiq pasi u rrëzua në tokë – motra e Egli Progës: Dallohej qartë që ishte dhunuar për vdekje

 Jonida Proga, motra e Egli Progës, i cili u dhunua për vdekje dy ditë më parë në Pogradec, ka ngritur akuza të rënda ndaj ambulancës dhe Policisë së Shtetit për mungesë reagimi të shpejtë dhe të duhur lidhur me ngjarjen tragjike.

Në një prononcim për mediat, Jonida shprehu zemërimin e saj, duke thënë se policia e kishte paraqitur ngjarjen si një rënie aksidentale, ndërkohë që sipas saj, shenjat e dhunës ishin më se të qarta.

Ajo gjithashtu akuzoi ambulancën për vonesë në arritjen në vendngjarje, duke shtuar se policia nuk vendosi as shirita sigurie në vendin ku vdiq i vëllai, një veprim që ajo e konsideroi si një përpjekje për të fshehur të vërtetën.


“Kur mbërrita në spital, pashë Eglin të shtrirë dhe të masakruar. Mjekët po i jepnin ndihmën e fundit, por ishte e pamundur ta pranonim atë që kishte ndodhur derisa mjekët vendosën të heqin pajisjet. Pyeta policët se çfarë kishte ndodhur dhe më thanë se ishte rrëzuar. Ishte e qartë që ai ishte dhunuar, por askush nuk e pranonte këtë. E kanë vrarë dhe braktisur në mes të rrugës,” tha Jonida.

Ajo shtoi se edhe ambulanca u vonua për më shumë se gjysmë ore, ndërkohë që distanca nga vendngjarja deri në spital ishte vetëm dy minuta.

“Policia refuzoi të lëvizte trupin pa ardhur ambulanca. Mund të ishte gjallë, mund ta kishin shpëtuar,” theksoi ajo.

Jonida përshkroi të vëllanë e saj si një njeri të qetë dhe të dashur, që nuk kishte konflikte me askënd.

Ajo tha se Egli sapo kishte përfunduar punën dhe ishte duke kaluar një mbrëmje të qetë kur u sulmua brutalisht.

“Kjo është një vrasje e kryer në bashkëpunim. Nuk është një person i vetëm i përfshirë; shteti ka pritur dhe ka fshehur ngjarjen. Nuk kishte shirita sigurie në vendin e ngjarjes; njerëzit kalonin aty sikur asgjë nuk kishte ndodhur.”

Ajo bëri thirrje për një hetim të plotë dhe të detajuar të ngjarjes, duke kërkuar që çdo person i përfshirë të mbahet përgjegjës.

“Kjo është një vrasje e kryer me gjakftohtësi dhe nuk duhet të ketë bashkëpunim apo mbulim të krimit. Askush nuk duhet të guxojë të bëhet palë në këtë tragjedi.”

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi mënyrën se si autoritetet kanë trajtuar këtë rast./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori