LAJMI I FUNDIT:

Asgjësohen mbi 17 mijë bimë dhe fidanë kanabis, arrestohen dy shtetas në Shkodër

Asgjësohen mbi 17 mijë bimë dhe fidanë kanabis, arrestohen dy shtetas në Shkodër

11,637 bimë dhe 6,832 fidanë narkotikë cannabis sativa janë asgjësuar, si dhe 10.5 kg lëndë narkotike kanabis sativa në proces tharjeje janë sekuestruar në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Territor i pastër” në qarkun e Shkodrës.

Policia e Shtetit njoftoi sot se, në Vaun e Dejës është kapur në flagrancë, pas një hetimi me metoda proaktive, një 24-vjeçar, si dhe është proceduar penalisht një 57-vjeçar, autorë të dyshuar të 2 rasteve të kultivimit.

Gjithashtu janë proceduar penalisht, për shpërdorim të detyrave, 3 kryetarë fshatrash dhe 2 specialistë pyjesh.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejes gjetën dhe asgjësuan 300 bimë narkotike cannabis sativa. Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i kultivimit të 86 bimëve në këtë zonë, shtetasi K .P., 24 vjeç. Gjithashtu, u identifikua dhe u procedua në gjendje të lirë, autori i dyshuar i një rasti tjetër kultivimi në Vaun e Dejës, shtetasi A. P., 57 vjeç. Më tej, nisi procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës, për kryetarin e fshatit Mnelë e Madhe, shtetasin Z. B..

Shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë Arrëz asgjësuan 6832 fidanë narkotikë të mbjellë në kubikë dhe 1280 bimë narkotike në proces tharjeje, si dhe sekuestruan 10.5 kg të kësaj lënde narkotike, gjithashtu në proces tharjeje. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit Y. S., kryetar i njësisë administrative Fierzë dhe A. M., specialist pyjesh në këtë njësi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan 4407 bimë narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit Gj. Gj., kryetar i fshatit Bratosh dhe L. B., specialist pyjesh në këtë fshat.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe ato të Stacionit të Policisë Theth gjetën në territoret e njësive administrative Shosh, Pult dhe Postribë, dhe asgjësuan 5650 bimë dhe fidanë narkotikë cannabis sativa.

Në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, vijon intensivisht puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të këtyre rasteve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori