LAJMI I FUNDIT:

Një nënë tregoi një truk për të hequr lehtësisht rërën nga lëkura: Ajo thotë se nuk shkon në plazh pa këto dy gjëra

Një nënë tregoi një truk për të hequr lehtësisht rërën nga lëkura: Ajo thotë se nuk shkon në plazh pa këto dy gjëra

Një nënë tregoi një truk për të hequr lehtësisht rërën nga lëkura e një fëmije dhe ngazëlleu shumë njerëz

Plazhet me rërë janë të shkëlqyera për fëmijët, sepse ata mund të luajnë në rërë, gjë që është gjithashtu e shkëlqyeshme për zhvillimin e tyre, por nënat e dinë se sa e vështirë mund të jetë ndonjëherë të pastroni gjithë atë rërë nga lëkura e një fëmije.

Mami Danielle Houston ka postuar në rrjetet sociale një truk që e ndihmon të heqë lehtësisht rërën nga lëkura e të vegjëlve.


Këshillat e saj u pëlqyen shumë, ndërsa disa të tjerë e konsiderojnë atë “krejt të panevojshme”, transmeton Telegrafi.

“Unë kurrë nuk shkoj në plazh pa këto dy gjëra – pudër për bebe dhe çorape. Nuk e di nëse e njeh ndjesinë kur përpiqesh të heqësh rërën e lagur nga lëkura, por disi ajo gërvisht dhe dhemb. Ky është një nga truket më të mira që kam mësuar për heqjen pa dhimbje të rërës nga lëkura e një fëmije”, thotë ajo në video, më pas derdh pluhurin e bebes në çorape dhe lidh një nyjë për ta “mbyllur”, të cilin më pas e fillon ta përdorë për të fshirë rërën nga këmbët dhe krahët e vogëlushit.

“Kjo është më mirë nëse rëra është e lagur dhe e ngjitur në lëkurën e tyre. Më pas vendosni pak pudër për fëmijë mbi rërë në mënyrë që të thahet dhe pastaj largohet shumë lehtë”.

 original sound – dani houston | mom life+finds

Disa nëna ishin të kënaqura me trukun, shumë thonë se e kanë provuar tashmë dhe se me të vërtetë ndihmon.

“Kam dëgjuar për këtë para disa vitesh, me të vërtetë funksionon”. “Mirë, ky është një truk vërtet i shkëlqyeshëm”, shkruajnë ata, por kishte edhe ata që menduan se truku është i panevojshëm.

“Vetëm lajeni rërën në dush”, “Çfarë humbje parash, plus pluhuri i bebeve do ta ndot më tej plazhin”, “Unë përdor një lëng të quajtur ujë – funksionon shkëlqyeshëm”, shkruajnë lexuesit, megjithëse dikush shtoi se kjo nënë e di që rëra mund ta lajë me ujë, por problemi është se ajo qëndron në lëkurë derisa të arrish nga dushi te peshqiri ose shezlongu. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Çka trashëgojnë bebet nga nëna dhe çka nga babai?

Çka trashëgojnë bebet nga nëna dhe çka nga babai?

Bebja këtu
Kashmiri blu është një zgjedhje e shkëlqyer për vjeshtë dhe dimër

Kashmiri blu është një zgjedhje e shkëlqyer për vjeshtë dhe dimër

Flokë dhe stil
Sipas studimeve, pesë shenja tregojnë se jeni në një lidhje me një burrë që ju do pa kushte

Sipas studimeve, pesë shenja tregojnë se jeni në një lidhje me një burrë që ju do pa kushte

Në çift
12 femrat më të suksesshme shqiptare, të cilat janë të lindura për t’i pushtuar majat në fushat e tyre

12 femrat më të suksesshme shqiptare, të cilat janë të lindura për t’i pushtuar majat në fushat e tyre

Tre tregues se standardet tuaja janë shumë të ulëta në marrëdhënie, sipas një psikologu

Tre tregues se standardet tuaja janë shumë të ulëta në marrëdhënie, sipas një psikologu

Në çift
Urinimi i pavullnetshëm te fëmijët dhe roli i psikoterapisë

Urinimi i pavullnetshëm te fëmijët dhe roli i psikoterapisë

Kalo në kategori