LAJMI I FUNDIT:

Temperaturat e larta detyrojnë Qeverinë e Maqedonisë të merr këtë vendim

Temperaturat e larta detyrojnë Qeverinë e Maqedonisë të merr këtë vendim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar qeverinë se ka marrë informacion nga Instituti i Shëndetit Publik dhe alarmi i motit nga Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike për rikthimin e valës së të nxehtit që zgjat 2 ditë, në periudhën nga data 12.08.2024 deri më 13.08.2024. (e hënë dhe e martë).

I gjithë territori i vendit do të ndikohet nga temperaturat e larta të fazës portokalli dhe sipas Planit të Veprimit të Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e pasojave të valëve të të nxehtit në shëndetin e popullatës.

Temperatura të larta priten gjatë javës së ardhshme në Maqedoni
Lexo po ashtu Temperatura të larta priten gjatë javës së ardhshme në Maqedoni

Në përputhje me këtë, Qeveria miratoi masa shtesë për parandalim, përkatësisht:


1. Lirim nga puna për grupet më të prekura të popullsisë: gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç në periudhën nga data 12.08.2024 deri më 13.08.2024 (e hënë dhe e martë). Në të njëjtën periudhë, punëdhënësit duhet të riorganizojnë aktivitetet e punës së punëtorëve të ndërtimit dhe punëtorëve që punojnë jashtë, duke shmangur ndërtimet dhe aktivitetet e tjera të punës në natyrë në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

2. Duke pasur parasysh faktin se disa procese të rrezikshme të prodhimit dhe teknologjisë mund të paraqesin rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, punëdhënësit detyrohen të respektojnë rregullat ligjore në këtë fushë.

3. Në ambientet e kujdesit për fëmijët (kopshtet), nuk duhet të praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët nuk duhet të nxirren jashtë në mes të orës 11:00 dhe 17:00.

4. Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit të ofrojnë ndihmë për personat e vetmuar, të moshuar, të pafuqishëm dhe të pastrehët.