LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria U-19 shkëlqen edhe në miqësoren e dytë me Lihteshtejnin, fiton me rezultatin 6-0

Shqipëria U-19 shkëlqen edhe në miqësoren e dytë me Lihteshtejnin, fiton me rezultatin 6-0

Kombëtarja U-19 ka triumfuar edhe në miqësoren e dytë ndaj Lihtenshtejnin, duke regjistruar një fitore të thellë 6-0.

Përveç rezultatit që flet shumë, një paraqitje mjaft e mirë e skuadrës së drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj, që shpalosi futboll të bukur dhe raste të shumta për shënim përgjatë 90 minutave.

Në krahasim me miqësoren e parë të luajtur dy ditë më parë, tekniku bën pak ndryshime në formacion duke hedhur në fushë këtë 11-sh startues: Amarildo Dervishaj, Muhadin Sulejmani, Fabjan Përndreca, Renato Halili, Glenis Belloj, Ergis Arifi, Frederik Tosku, Dejvi Duro, Tedi Malaj dhe Ron Hasani.


Kuqezinjtë e nisin mirë lojën dhe e spostojnë lojën në mesfushën e kundërshtarëve, duke iu afruar vazhdimisht portës së Lihtenshtejnit. Do të vinte minuta e 27-të kur do të zhbllokohej rezultati me Glenis Bellojn, që nuhat gjithçka dhe gjendet në momentin e duhur në qendër të zonës, duke shtyrë në rrjetë një top që erdhi pas një krosimi nga e djathta.

Dyfishimi vjen në minutën e 39-të me Ergi Bastarin, i futur në lojë si zëvendësues në pjesën e parë, i cili finalizon bukur me një gjuajtje diagonale me të djathtën pas një kundërsulmi të shpejtë të kuqezinjve. Pjesa e parë mbyllet me epërsinë 2-0 për Shqipërinë, teksa trajneri Ahmataj rifreskon forcat në pjesën e dytë duke bërë disa zëvendësime.

Kuqezinjtë e nisin menjëherë fort edhe fraksionin e dytë me Frederik Toskun, që realizon golin e 3-0 në minutën e 47-të, në një kohë që zëvendësuesit shfaqen protagonistë. Është fillimisht Ariel Krajka që gjen rrugën e rrjetës për të fiksuar pokerin kuqezi dhe në minutën e 66-të është James Noreci që godet saktë me një kthesë me të majtën, duke çuar shifrat në 5-0.

Goli më bukur i sfidës ishte padyshim ai i realizuar nga Dejvi Duro në minutën e 69-të të sfidës, me mesfushorin që realizon nga një goditje dënimi, teksa portieri mik nuk mund të bëjë asgjë për të bllokuar sferën.

Mbyllet kështu me fitoren 6-0 të Shqipërisë U-19 testi i dytë me Lihtenshtejnin, teksa miqësorja e parë e luajtur më 9 gusht përfundoi me fitoren e kuqezinjve 4-0 me gola të shënuar Tedi Malaj (2), Denis Prendi  dhe Ron Hasani.

Të dyja miqësoret u zhvilluan në fushën e Shtëpisë së Futbollit në Tiranë.

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

La Liga
Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Ndërkombëtare
Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler

Premier League
Arsim Abazi zbulon se sa fitoi te Malatayaspor për dy vite si futbollist

Arsim Abazi zbulon se sa fitoi te Malatayaspor për dy vite si futbollist

Ligat tjera
“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

Serie A
Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Ndërkombëtare
Kalo në kategori