Iniciativa O2, reagon ndaj propozimit të Ministrisë së Transportit për ndryshimin e Ligjit për Planifikim Urbanistik, i cili është vendosur në seancë kuvendore për të hënën, me procedurë të shkurtuar. Sipas njoftimit të ministrisë me të cilën udhëheqë Aleksandar Nikolloski, qëllimi kryesor i ligjit është që të thjeshtëzohen procedurat e miratimit të planeve urbanistike për ndërtimin e objekteve me interes publik siç janë çerdhet, shkollat, spitalet, objektet tjera për mbrojtje sociale dhe shëndetësore, por edhe garazhet në kate.
“Vlerësojmë se është e pa tolerueshme për shkak të mungesës së kornizës ligjore, komunat dhe shteti të mos jenë në mundësi t’i realizojnë programet zhvillimore dhe realizimi i projekteve kapitale të zgjatë me vite, madje edhe me dekada. Në këtë kontekst duam të theksojmë se rreth 600 plane urbanistike janë bllokuar në procedura me çka është vendosur në pikëpyetje miratimi i tyre dhe realizimi i investimeve kapitale”, thonë nga Ministria e Transporti.
Nga Ministria sqarojnë se me ndryshimet e ligjit, do të jetë e pamundur që të miratohet plan urbanistik pa pajtueshmërinë e Ministrisë së Transportit. Gjithashtu, Ministria mund ta kthejë në përpunim çdo plan, derisa të nevojitet, në çdo fazë të procedurës.
Por, këto paralajmërime të Ministrisë iniciativa O2 i quan vetëm arsyetime. Sipas tyre, me ndryshimin e ligjit po i hapet dera kaosit urbanistik.
“Ajo çfarë dëshirohet është që të ndërtohet pa plan urbanistik, vetëm me projekt, kur t’i kujtohet dikujt, pa i pyetur qytetarët të cilët jetojnë atje nëse pajtohen me lokacionin, lartësinë e ndërtimit ose jo, pa anketë publike dhe pa pasur të drejtë Këshilli të vendosë me votim. Kjo është derë e hapur për anarki dhe kaos, nuk guxon kjo të lejohet. Hajde atëherë të thjeshtëzojmë gjithçka, t’i shfuqizojmë planet urbanistike dhe çdokush le të ndërtojë ku të dëshirojë, si të dëshirojë, sa të dëshirojë. Nuk mundet që nën petkun e ‘interesit publik’ të bëhet kaos urbanistik-ndërtimor”, thonë nga Iniciativa O2.
Ndryshimi i Ligjit për Planifikim Urbanistik vjen pas paralajmërimit të kryeministrit Hristijan Mickoski për investime në komunat e vendit në vlerë prej 100 milionë eurosh. Mickoski, gjatë muajit qershor u bëri thirrje komunave që të bëhen gati për të aplikuar në thirrjen për projektet kapitale, që mund të hapet në shtator. Për vitin e ardhshëm, qeveria e re ka paralajmëruar se do të investojë në komuna 250 milionë euro./Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite