10 raste me tuberkulozë janë hospitalizuar dhe po trajtohen aktualisht në Klinikën e Pulmologjisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Derisa në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë paraqitur 108 raste me tuberkulozë në këtë klinikë, numër ky i njëjtë me po këtë periudhë të vitit të kaluar.
Drejtori i Pulmologjisë, Musa Hoxha në një intervistë për kp thotë se deri në qershor të këtij viti janë paraqitur 84 raste me tuberkulozë pulmonare, 20 me ekstrapulmonare dhe 4 të tjera me atë latete.
“Sa i përket numrit të rasteve të reja me tuberkulozë të cilat janë mjekuar në Klinikën e Pulmologjisë, pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, kemi pasur 84 raste tuberkulozë pulmonare, 20 raste me tuberkulozë ekstrapulmonare dhe 4 raste tuberkulozë latete. Të gjitha bëjnë diku si shifër rreth 108 raste. Edhe në vitin 2023 (gjashtëmujorin e parë, koincidon që të jetë po i njëjti numër, vetëm që dallon në aspektin e tuberkulozës pulmonare kanë qenë 92 raste, 12 raste tuberkulozë ekstrapulmonare dhe 4 raste latete, por që gjithsej bëjnë po i njëjti numër 108 raste”, thotë Hoxha.
Hoxha potencon se në Klinikën e Pulmologjisë aktualisht po trajtohen 10 raste me antituberkularë.
Ai tregon se që nga paslufta janë të furnizuar me barna për mjekimin e tuberkulozës.
“Aktualisht në Klinikën tonë janë duke u mjekuar me antituberkularë 10 raste në repartin B. Momentalisht nuk është numri i madh të cilët janë duke u mjekuar, në përgjithësi sa i përket rasteve, nuk janë raste shumë të rënda. Në përgjithësi gjatë tërë pasluftës, duke iu falënderuar CDF dhe Fondit Global gjithmonë kemi qenë të furnizuar me antituberkularë me kohë, edhe tani kemi sasi të mjaftueshme të antituberkularëve për mjekimin e të sëmurëve me tuberkulozë”, potencon Hoxha.
Ndër të tjera, për kp Hoxha thekson se Klinika e Pulmologjisë viteve të fundit ka probleme me numrin e vogël të shtretërve.
Po ashtu, ai e shpreh si të nevojshme rritjen e numrit të infermierëve për t’iu përgjigjur nevojave të pacientëve.
“Klinika e Pulmologjisë viteve të fundit vazhdimisht ka telashe sa i përket numrit të shtretërve. Vetëm dy muajt e verës, korrik dhe gusht që jemi të relaksuar sa i përket shtretërve të lirë, kurse gjatë muajve të tjerë të vitit jemi të mbingarkuar dhe thuajse jemi qind për qind me pacientë të shtruar në klinikën tonë…Edhe sa i përket stafit të mesëm gjatë tërë kohës, edhe pandemisë së Covidit, kemi pasur nevoja të vazhdueshme për numrin më të madh të stafit të infermierëve. Po ashtu edhe tash vazhdimisht kemi pasur nevojë për numër më të madh të stafit të infermierëve, në krahasim me numrin e shtretërve dhe volumin e punës dhe ngarkesës”, shprehet Hoxha.
Tuberkulozi është një sëmundje infektive kronike, që prek kryesisht mushkëritë. Agjenti shkaktar i tij, mykobakteri i tuberkulozit, ose bacili Koh, transmetohet nga spërklat e pështymës ose të gëlbazës, kur personi i infektuar flet, teshtin ose kollitet. /Z
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë