LAJMI I FUNDIT:

Spektakël dhe rikthime, Spanja fiton dramën e tetë golave ndaj Francës dhe siguron medaljen e artë

Spektakël dhe rikthime, Spanja fiton dramën e tetë golave ndaj Francës dhe siguron medaljen e artë

Ekipi olimpik i Spanjës ka mposhtur Francën në finalen e madhe të Lojërave Olimpike ‘Paris 2024’ me rezultat 5-3, duke fituar kështu medaljen e artë.

Francezët ishin ata që kaluan të parët në epërsi me anë të Enzo Millot, i cili në minutën e 11-të shfrytëzoi një gabim të tmerrshëm të mbrojtjes për rezultatin 1-0.

Reagimi i Spanjës erdhi shpejt dhe ata ia dolën që të barazojnë shifrat në 1-1 vetëm disa minuta më vonë me anë të Fermin Lopez (18’) i cili shënoi pas asistimit të Alex Baenas.


Ishte pikërisht Lopez ai i cili doli sërish në skenë në minutën e 22-të, për t’i dhënë epërsinë prej 2-1 spanjollëve pas një topi të kthyer.

‘Furia e Kuqe’ nuk u ndal më kaq dhe trefishoi epërsinë në minutën e 28-të përmes Alex Baenas i cili për mrekulli ekzekutoi një goditje dënimi për rezultatin 3-1.

Pjesa e dytë ishte një spektakël aty ku shumicën e kohës ishte Franca ajo që dominoi ndeshjen, megjithëse në fund nuk ia dolën të triumfojnë.

Një goditje e devijuar e Michael Olise (79’) përfundoi në rrjetën e Spanjës për të ngushtuar diferencën në vetëm një gol (3-2).

‘Gjelat’ ishin me fat kur në minutën e 90-të fituan një penallti pas një ndërhyrje të palejuar brenda zonës nga njëri prej lojtarëve spanjollë.

I saktë nga pika e bardhë u tregua Jean-Philippe Mateta i cili me gjakftohtësi e çoi portierin në kahun e kundërt për rezultatin 3-3.

90 minutat nuk prodhuan fitues dhe u nevojitën vazhdimet për të vendosur fituesin, aty ku Spanja u tregua më cinike duke fituar medaljen e artë.

I inkuadruari në pjesën e dytë sulmuesi Sergio Camello, ishte heroi i Spanjës duke arritur që të shënojë dy gola.

Fillimisht ai shënoi në minutën e 100-të për rezultatin 4-3 pas asistimit të Adrian Bernabes, ndërsa ai shënoi edhe një herë tjetër në minutën e 121-të për të vulosur fitoren e Spanjës me rezultat 5-3./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona – Real Madrid, formacionet e mundshme të finales së Copa del Rey

Barcelona – Real Madrid, formacionet e mundshme të finales së Copa del Rey

Liverpooli përgatit 95 milionë euro për të mbyllur dy blerjet kryesore të verës

Liverpooli përgatit 95 milionë euro për të mbyllur dy blerjet kryesore të verës

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

“Ky nuk është futboll, është rrëmbim pushteti”, Tebas me qëndrim të ashpër ndaj Florentino Perezit

“Ky nuk është futboll, është rrëmbim pushteti”, Tebas me qëndrim të ashpër ndaj Florentino Perezit

Man City po përgatitet të shpenzojë 215 milionë euro për nënshkrimin me dy ‘diamantë’ të futbollit

Man City po përgatitet të shpenzojë 215 milionë euro për nënshkrimin me dy ‘diamantë’ të futbollit

Kalo në kategori