LAJMI I FUNDIT:

Avokatë e sociologë: Rasti i Faton Hajrizit u përdor edhe nga politika, u kaluan kufijtë e normales me spekulime

Avokatë e sociologë: Rasti i Faton Hajrizit u përdor edhe nga politika, u kaluan kufijtë e normales me spekulime

Avokatë dhe sociologë mendojnë se rasti i arratisjes dhe më pas vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi u përdor edhe nga politika në Kosovë.

Avokati, Asdren Hoxha ka thënë se rasti i Faton Hajrizit duhet të përfundojë si temë dhe shpirti i tij duhet të gjejë paqen.

Në RTV Dukagjini, Hoxha ka theksuar se kjo temë është komentuar shumë dhe ka rënduar mbi dhimbjen e familjes së Faton Hajrizit.


“Përfundimisht duhet të përfundojë kjo temë, është komentuar shumë dhe ka rënduar mbi dhimbjen e familjes së Faton Hajrizit. Shpirti i tij duhet ta gjejë paqen, çështja e tij të mbyllet përfundimisht”, ka deklaruar Hoxha.

Hoxha thotë se Hajrizi u vra tragjikisht dhe se spekulimet dhe konspiracionet nuk do ndalen edhe një kohë të gjatë.

“Duhet të mbyllet edhe me konspiracione, meqenëse edhe një kohë do ketë spekulime se ai është gjallë”, ka vijuar ai.

Elezi: Veprime të gabuara të njerëzve që po mundohen ta heroizojnë Faton Hajrizin
Lexo po ashtu Elezi: Veprime të gabuara të njerëzve që po mundohen ta heroizojnë Faton Hajrizin

Avokati ka thënë se ky rast është përdorur edhe “për poena politikë”.

Në anën tjetër edhe sociologu, Jeton Brajshori ka thënë se njerëzit kanë hyrë në paranoja duke u marrë me këtë temë.

Ai ka thënë se njerëzit duke u munduar ta përdorin këtë rast për qëllime të ndryshme kanë kaluar kufijtë e normales.

“Me rastin e tij u morën edhe politikanët, pati spekulime të shumta, njerëzit kanë hyrë në paranoja i kaluan kufijtë e normales duke u marrë me këtë rast”, ka deklaruar Brajshori.

Trupi i pajetë i Hajrizit, i cili u vra në Lloznicë të Serbisë, iu kthye këtë të premte familjarëve të tij.

Ai ishte arratisur nga një burg në Kosovë më 6 korrik dhe u bë i dyshuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë, qytet në pjesën perëndimore të Serbisë.

Koci: Prej sot spekulimet duhet të ndalen, familja Hajrizi po lëndohet dhe dëmtohet shumë
Lexo po ashtu Koci: Prej sot spekulimet duhet të ndalen, familja Hajrizi po lëndohet dhe dëmtohet shumë

Ndryshe, avokati i cili është autorizuar që të merret me çështjen e kthimit të trupit të Faton Hajrizit në Kosovë, Arianit Koci ka reaguar ndaj spekulimeve dhe interpretimeve amatoreske se trupi që ka ardhur në Kosovës nuk është i Faton Hajrizit.

Koci përmes një reagimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se nga sot spekulimet duhet të ndalojnë, pasi siç tha “Familja Hajrizi po lëndohet dhe dëmtohet shumë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Nagip Krasniqi reagon ndaj raportimeve se është i përfshirë në një video me përmbajtje eksplicite me një vajzë të mitur

Nagip Krasniqi reagon ndaj raportimeve se është i përfshirë në një video me përmbajtje eksplicite me një vajzë të mitur

Lajme

"Thërriste nënë, nënë", farmacistja tregon momentet kritike të 14-vjeçarit i cili vdiq nga therja me thikë

Lajme
Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro

Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro

Lajme
Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës

Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës

Siguri
A ka papunësi apo papunëtorë në Kosovë, prezantohen statistikat ndër vite

A ka papunësi apo papunëtorë në Kosovë, prezantohen statistikat ndër vite

Lajme
Ministri Peci paralajmëron kallëzime penale për disa figura të LDK-së, nuk përjashton as Abdixhikun

Ministri Peci paralajmëron kallëzime penale për disa figura të LDK-së, nuk përjashton as Abdixhikun

Lajme
Kalo në kategori