LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia e Veriut nuk do ta ekstradojë në Serbi ish-ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadanin

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka njoftuar se Paneli i Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka marrë vendim të mos e ekstradojë në Serbi, ish-ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadanin.

Sipas një njoftimi bëhet e ditur se ish-pjesëtar i UÇK-së, Blerim Ramadani është ndaluar në bazë të një fletë arresti të Serbisë të lëshuar rishtazi nga INTERPOL.

“Rikujtojmë , më se më 17 korrik 2024, në pikëkalimin kufitar Jazhincë/Glloboqicë, është ndaluar shtetasi ynë, Blerim Ramadani, ish-pjesëtar i UÇK-së, në bazë të një fletë arresti të Serbisë të lëshuar rishtazi nga INTERPOL”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, siç thuhet në njoftim Ramadani do të vazhdojë qëndrimin në arrest shtëpiak në Shkup deri në verdiktin final (ex officio) të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Kalo në kategori