LAJMI I FUNDIT:

Burri i mbuluar me tatuazhe ndan transformimin e pabesueshëm pas një operacioni të dhimbshëm për t’i larguar ato

Burri i mbuluar me tatuazhe ndan transformimin e pabesueshëm pas një operacioni të dhimbshëm për t’i larguar ato

Ai ishte njeriu me më shumë tatuazhe në Brazil përpara se të vendoste ta largonte bojën e vendosur në 95% të trupit të tij.

Leandro de Souza deri më tani i është nënshtruar dy seancave me laser si pjesë e procesit për të eliminuar tatuazhet e tij.

Bëhet e ditur se fotografi 35 vjeçar i cili jeton në qytetin kufitar brazilian, Bage, pranë Urugait, mori vendimin për të fshirë më shumë se 170 tatuazhe pasi filloi t’i përkushtohej besimit ungjillor.


“E bëra të parin kur isha 13 vjeç”, tha de Souza duke vazhduar të shpjegojë se vendimet për tatuazhet e tjera i kishte marrë kur ishte divorcuar nga gruaja e tij.

“Nuk mund ta duroja më jetën që jetoja”, tha ai duke treguar se kishte filluar të përdorte edhe drogën, përcjell Telegrafi.

Por, braziliani gjeti një këndvështrim të ri për jetën kur e vizitoi një strehë ku u njoh me ungjillizmin.

“Hapi i parë në çdo gjë në jetë është të pranosh se nuk mund ta bësh vetëm se je i varur nga droga”.

“Dhe ia dola ta bëja këtë, hyra në strehimoren komunale në Bage. Brenda një jave, një zonjë që më referoi filloi të më ungjillëzonte”, tha de Souza.

Ndryshe, më 14 prill ai festoi ditëlindjen si dhe një vit pa përdorimin e drogës dhe tre vite pa pije alkoolike.

Tani, ai duhet t’i nënshtrohet edhe gjashtë seancave të tjera, të cilat planifikohen çdo tre muaj dhe zgjasin 30 deri në 40 minuta, për largimin e tatuazheve.

“Kjo dhemb shumë më tepër sesa ta bësh atë. Edhe me anestezi, procesi është shumë i dhimbshëm”, tha de Souze. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Pakoja ra nga kamioni dy herë dhe u kthye vetë - i gjithë interneti po debaton se si është e mundur

Pakoja ra nga kamioni dy herë dhe u kthye vetë - i gjithë interneti po debaton se si është e mundur

Fun
Pse njerëzit në këto qytete po heqin trotuaret prej betoni?

Pse njerëzit në këto qytete po heqin trotuaret prej betoni?

Interesante
Burri i mbuluar me tatuazhe ndan transformimin e pabesueshëm pas një operacioni të dhimbshëm për t'i larguar ato

Burri i mbuluar me tatuazhe ndan transformimin e pabesueshëm pas një operacioni të dhimbshëm për t'i larguar ato

Interesante
Kjo video e plazheve egjiptiane po tmerron njerëzit

Kjo video e plazheve egjiptiane po tmerron njerëzit

Fun
Pronari i tetë qenve tregoi se si duket në të vërtetë jeta me kaq shumë kafshë në shtëpi

Pronari i tetë qenve tregoi se si duket në të vërtetë jeta me kaq shumë kafshë në shtëpi

Fun
Vetëm ata me nivel të lartë inteligjence mund ta gjejnë zgjidhjen e kësaj fotografie

Vetëm ata me nivel të lartë inteligjence mund ta gjejnë zgjidhjen e kësaj fotografie

Interesante
Kalo në kategori