LAJMI I FUNDIT:

Valë protestash në Serbi kundër minierave të litiumit, paralajmërohet edhe tubim masiv në Beograd

Valë protestash në Serbi kundër minierave të litiumit, paralajmërohet edhe tubim masiv në Beograd

Autoritetet në Serbi po përballen me rezistencë gjithnjë e më të ashpër ndaj minierave të litiumit, pasi Beogradi nënshkroi një memorandum të partneritetit strategjik në lëndët e para të qëndrueshme me Bashkimin Evropian më 19 korrik, duke shkaktuar një valë të re protestash pothuajse të përditshme në të gjithë vendin.

Mbrëmjen e djeshme u mbajtën protesta në rrugët e Sremska Mitrovicës, Jagodinës, Inxhijës dhe Kniçit, ku protestuesit kërkuan që korporata ndërkombëtare Rio Tinto, e cila planifikon të nxjerrë litium, të largohet nga Serbia, transmeton Telegrafi.

Me një memorandum me BE-në “për një partneritet strategjik në lëndët e para të qëndrueshme, zinxhirët e prodhimit të baterive dhe automjetet elektrike”, qeveria inkurajohet të fillojë minierat e litiumit, gjë që kundërshtohet gjithnjë e më shumë nga aktivistët mjedisorë, lëvizjet civile dhe opozita.


Argumenti kryesor i protestuesve është se minierat e litiumit në rajonin e zhvilluar bujqësor në perëndim të vendit, do të shkaktonin dëme të pamatshme për mjedisin dhe komunitetin lokal dhe mesazhet e qytetarëve nga protestat e mëparshme janë se nuk duan të sakrifikojnë shëndetin dhe mjedisin për përfitime ekonomike afatshkurtra dhe të paqarta.

Përveç kësaj, drejtuesit e qeverisë akuzohen për korrupsion dhe favorizim të korporatës ndërkombëtare të minierave Rio Tinto. Deri më tani janë mbajtur protesta në rreth 30 qytete të Serbisë, ku kanë marrë pjesë mijëra njerëz, ndërsa është paralajmëruar se deri të shtunën do të ketë protesta edhe në rreth 20 qytete të tjera.

Takimi qendror i protestës është caktuar në Beograd për më 10 gusht, që është afati i fundit që organizatat mjedisore dhe protestuesit i kanë dhënë qeverisë serbe për të shkruar dhe dorëzuar në parlament një ligj për ndalimin e përhershëm të kërkimeve gjeologjike dhe shfrytëzimit të litiumit dhe borit në Serbi.

Afera në lidhje me minierat e litiumit, e planifikuar nga kompania shumëkombëshe Rio Tinto në perëndim të Serbinë, në zonën pjellore bujqësore të rajonit të Jadarit, u aktualizua pak më shumë se dy vjet më parë, dhe në janar 2022, qeveria serbe u përball me protesta masive që më pas dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë, dhe i hoqi licencën asaj kompanie.

Gjykata Kushtetuese rrëzoi së fundmi vendimin e qeverisë nga viti 2022 për revokimin e lejes, dhe pak ditë më vonë qeveria miratoi me shpejtësi një rregullore të re dhe në këtë mënyrë “riktheu në jetë” projektin Rio Tinto. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori