Ksamili në Shqipëri – destinacioni i ri nën radar – është cilësuar nga ekspertët e udhëtimeve si një parajsë evropiane e ngjashme me Maldivet, shkruan Max Channon në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Daily Express”.
Fshati i bukur bregdetar me rërë të bardhë dhe ujëra bruz – po fiton me shpejtësi një reputacion si një nga destinacionet kryesore për pushime verore – një vend që shumica e britanikëve nuk e kishin menduar kurrë se do ta vizitonin!
Deri para disa vitesh – Ksamili në Shqipëri nuk ka qenë nën radarin e shumicës së turistëve – kur bëhej fjalë për një destinacion pushimesh verore.
Megjithatë, ekspertët e udhëtimeve e kanë renditur Shqipërinë si një parajsë të fshehur evropiane dhe një destinacion buxhetor – të ngjashme me Maldivet.
Pushimet ne Ksamil ofrojnë një arratisje të qetë në përqafimin e natyrës.
Ksamili është i njohur për ujërat e tij të kristalta bruz, plazhet me rërë dhe ishujt e veçuar.
“Nga pushimi nën diell deri te shijimi i ushqimeve më të freskëta të detit, pushimet e Ksamilit përmbledhin thelbin e një parajse mesdhetare”, shkruan lastminute.com.
Ksamili është një destinacion plazhi – i konsideruar si parajsa e jugut të Shqipërisë.
Riviera Shqiptare ka shumë plazhe të bukura. Por – ky vend të jep ndjesinë e plazheve në Bora Bora.
Ndryshe nga plazhet e tjera të Mesdheut, Ksamili është ende një vend i qetë dhe i izoluar – me ujëra të pastra kristal dhe ngjyrë bruz.
Fshati bregdetar ofron rërë të bardhë dhe pamje fantastike të bregdetit të Jonit.
Për më tepër, plazhi është i rrethuar nga peizazhe mahnitëse malore.
Çmimet e hoteleve në Ksamil variojnë nga 25-45 euro – në varësi të hoteleve që zgjidhni me 3 ose 4 yje – ose muajin që e vizitoni.
Shqipëria nuk është e shtrenjtë për t’u vizituar. Krahasuar me vendet e tjera evropiane, Shqipëria është një destinacion i lirë pushimesh.
Kostot mesatare ditore të udhëtimit janë 42 euro për person në ditë.
Një dhomë dyshe në një hotel kushton 25-40 euro. Një vakt i lirë është 2-4 euro – ndërsa në një restorant lokal kushton 4-10 euro.
Ushqimi shqiptar është i ngjashëm me ushqimin grek, turk dhe atë italian.
Ka shumë vende që ofrojnë sallatë greke, mish të pjekur në skarë dhe gjiro.
Kudo në Shqipëri mund të shohësh restorante, dyqane dhe supermarkete të stilit italian. Gjithashtu ofrohen ëmbëlsira si bakllava dhe kafe turke.
Blogerja e udhëtimeve Fleming Ware shkroi në faqen e saj “wareontheglobe” – se plazhet e Ksamilit ishin të mrekullueshëm.
Ajo vlerësoi çmimet e lira, ushqimin e mirë, njerëzit miqësorë dhe motin e shkëlqyer. /ATSH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje