Dimitrieska – Koçoska: Janë siguruar mjete për pagesë në administratë konform marrëveshjeve kolektive
Janë siguruar mjete për pagesa dhe për rritje të pagave në administratën publike deri në fund të vitit, konform të gjitha marërveshjeve të reja kolektive, tha sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.
Siç theksoi në konferencën për shtyp, gjithçka që është në kuadër të ligjit në këtë moment është siguguruar për administratën publike.
“Gjithçka që është nënshkruar kontrata kolektive, gjithçka është e paraparë. Është tjetër gjë se cilat janë pritshmëritë, por tani kemi siguruar fonde për çdo gjë që ka qenë në përputhje me ligjin dhe në të njëjtën kohë ka pasur edhe një mori detyrimesh të prapambetura. Marrëveshjet kolektive u zbatuan pjesërisht dhe tani ka padrejtësi mes institucioneve të ngjashme për sa i përket pagave. Por ne po bëjmë përpjekje që të bëjmë një sistem të drejtë për të gjithë, e jo të zgjidhim pjesërisht problemet”, tha Dimitrieska-Koçoska në një konferencë për media.
Duke e elaboruar ribalancin e buxhetit që e ka miratuar Qeveria, ajo theksoi se janë projektuar mbi 4,1 miliardë denarë për pagesë të pagave, 5,1 miliardë denarë për pensione, 800 milionë denarë për shfrytëzues të ndihmës së garantuar minimale, 1,7 miliardë denarë për mbrojtje shënmdetësore, një miliardë për ZZHTI, 1,7 miliardë për subvencione në bujqësi, 437 milionë për shujta studentore dhe 207 milionë për bursa, si dhe gjashtë miliardë denarë për projekte në komunat
Me plotësimin e ribaëancit, që do të dorëzphet për miratim në Kuvend, janë siguruar mjete financiare shtesë për më shumë institucione: Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës, Agjencia për mbrojtjen e të dhënave personale, MPB-ja, Këshilli inspektues, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Drejtoria doganore, Pushteti ekzekutiv, Prokuroria publike, Avokati i popullit, Këshilli i prokurorove publikë, ASHAM,…
“Janë parashikuar mjete për pagesën e pagave, si dhe për blerjen e pajisjeve. Ndër të tjera, Komisionit shtetëror të zgjedhjeve i janë shtuar 350 milionë denarë, 147 mijë denarë për blerjen e pajisjeve për Këshillin inspektues, 60.000.000 denarë për MPB për blerje të materialeve për dokumente personale, 87,2 milionë denarë, për realizimin e mëtutjeshëm të projektit për Digën e Otinjës dhe 20 milionë denarë shtesë janë dedikuar për kompensim për pronën e konfiskuar për projektin e Digës së Otinjës (shpronësimi), në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë 18,7 milionë denarë për projekte kërkimore-shkencore dhe 3,3 milionë denarë për blerje të pajisjeve, si dhe 138.000 denarë për realizim shtesë për blerjen e pajisjeve te Avokati i popullit”, informoi ministrja.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme
Viktimat e aksidentit tragjik ishin rreth moshës 20 vjeç, kryeprokurori Gashi: Dy janë identifikuar - njëri ende jo
U dogj me benzinë nga bashkëshorti, Melisa Trëndafili zbulon detaje nga ngjarja e rëndë
Shefi i Zjarrfikësve jep detaje nga aksidenti tragjik në Liqenin e Badovcit: Dy trupa u gjetën në ujë, një në veturë
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra
Mbi 3 mijë paketime me produkte të skaduara konfiskohen nga Dogana e Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit