LAJMI I FUNDIT:

Edona James nis xhirimet e videoklipit të ri

Edona James nis xhirimet e videoklipit të ri
Foto: Screenshot/Instagram

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Edona James, ka nisur përgatitjet e projektit të ri muzikor.

Transgjinorja nga Suhareka ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se po xhiron videoklipin.

Ajo madje ka ndarë edhe disa pamje për ndjekësit, meqë vetëm në Instagram mbi 100 mijë njerëz.


“Sonte jam duke e xhiruar videoklipin e këngës”, ka shkruar në njërin postim.

Ndërsa në tjetrin shtoi: “Së shpejti, kalle”.

Pas mbarimit të edicionit të dytë të Big Brother, Edona ka vendosur të jetojë në Kosovë.

E njëjta ka lënë Gjermaninë dhe të gjitha aktivitetet e saj atje. /Telegrafi/