LAJMI I FUNDIT:

Musk paralajmëron “luftë civile” në Britani të Madhe, reagojnë nga Londra

Musk paralajmëron “luftë civile” në Britani të Madhe, reagojnë nga Londra

Downin Street ka kritikuar Elon Muskun për pretendimet e tij se “lufta civile është e pashmangshme” në Britani të Madhe, duke thënë se nuk ka “asnjë justifikim për komente të tilla”.

“Po flasim për një pakicë banditë që nuk flasin për Britaninë”, tha zëdhënësi i qeverisë britanike, transmeton Telegrafi.

Keqinformimi në platformën e mediave sociale X të Musk, është fajësuar për ndihmën në nxitjen e trazirave dhe sulmeve raciste të së djathtës ekstreme në Britani të Madhe.


Pas gënjeshtrave për identitetin e të dyshuarit në sulmin me thikë në Southport, trazirat vazhduan gjatë gjithë fundjavës, ndërsa turmat raciste u përleshën me policinë në Hull, Halifax, Liverpool, Londër, Southport dhe Rotherham, dhe ndezën zjarre në hotelet që strehonin azilkërkuesit në Manvers dhe Tamworth.

Me postimet që paraqesin dezinformata në X duke grumbulluar miliona ndërveprime, Musk – i cili bleu platformën në 2022 për 38 miliardë funte – iu përgjigj një postimi të dielën duke ndarë pamjet e dhunës, i cili pretendonte se çrregullimi është “efekt i migrimit masiv dhe kufijve të hapur”.

“Lufta civile është e pashmangshme,” u përgjigj themeluesi i Tesla dhe SpaceX.

Është hera e gjashtë që nga tetori që Musk pretendon se lufta civile po shpërthen në Evropë.

Të hënën, qeveria britanike përsëriti se kompanitë e mediave sociale “mund dhe duhet të bëjnë më shumë” për të kundërshtuar materialet mashtruese ose të rrezikshme të vendosura në platformat e tyre, duke shtuar se ato kanë përgjegjësi për të garantuar sigurinë e përdoruesve të tyre.

Musk nxiti kritika nga i gjithë spektri politik për komentet e tij, me Tim Montgomerie, redaktor i ueb-faqes Conservative Home, duke thënë: “Jashtëzakonisht e papërgjegjshme nga Elon Musk. Ne kemi nevojë për liderë që të de-eskalim, jo të ndjellin frikë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Evropa
Operatorët ukrainas të dronëve eliminojnë 20 ushtarë rusë si dhe shkatërrojnë tankun e tyre T 80 – pamje nga aksioni

Operatorët ukrainas të dronëve eliminojnë 20 ushtarë rusë si dhe shkatërrojnë tankun e tyre T 80 – pamje nga aksioni

Evropa
Blinkenit i ndërpritet fjala gjatë Këshillit Atlantik, një grua e akuzon rëndë për luftën në Gaza

Blinkenit i ndërpritet fjala gjatë Këshillit Atlantik, një grua e akuzon rëndë për luftën në Gaza

Azia
Ndihmësit e Biden e paralajmëruan Putinin kundër komplotit të Rusisë për të kontrabanduar pajisje ndezëse në aeroplanë mallrash

Ndihmësit e Biden e paralajmëruan Putinin kundër komplotit të Rusisë për të kontrabanduar pajisje ndezëse në aeroplanë mallrash

Amerika
Detajet që dihen për

Detajet që dihen për "marrëveshjen fillestare" të armëpushimit në Gaza

Botë
Ushtari koreano-verior i zënë nga ukrainasit, ka pranuar se përdorte dokumente të rreme ruse

Ushtari koreano-verior i zënë nga ukrainasit, ka pranuar se përdorte dokumente të rreme ruse

Evropa
Kalo në kategori