LAJMI I FUNDIT:

ProCredit Bank Maqedoni ofron hyrje valutore falas deri në fund të vitit

ProCredit Bank Maqedoni ofron hyrje valutore falas deri në fund të vitit

Dinamika e sotme, lëvizja e lirë e njerëzve dhe mundësia e punës në vende të ndryshme, në vitet e kaluara kanë rritur nevojën për shërbime dhe transferta financiare të sigurta, të shpejta dhe të favorshme nga çdo vend i botës.

Duke plotësuar nevojat e klientëve, ProCredit Bank për herë të parë në tregun tonë prezanton një përfitim për personat fizikë që përdorin transferta ndërkombëtare. Kështu, të gjithë klientët e rinj që hapin një llogari në ProCredit Bank deri në fund të gushtit përfitojnë hyrje të pakufishme nga jashtë falas deri në fund të vitit. ProCredit Bank do të përpunojë hyrjet valutore nga jashtë pa komision, pavarësisht se nga cila bankë e huaj dërgohen.

Oferta mundëson kursime shtesë në kosto dhe është veçanërisht tërheqëse për të gjithë qytetarët e Maqedonisë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit dhe shpesh kanë nevojë për transferimin e mjeteve në mënyrë të lehtë, të sigurt dhe fitimprurëse, si dhe për të gjithë profesionistët e pavarur që kanë të ardhura të rregullta mujore bazuar në hyrjet nga jashtë.

Një nga avantazhet është se fondet janë të disponueshme menjëherë në llogarinë e klientit, si rezultat i procesit të automatizuar të shpërndarjes së flukseve hyrëse. Klientët e rinj mund të përfitojnë gjithashtu nga ATM-të në zonat 24/7, të cilat ofrojnë një mundësi unike për të tërhequr dhe mbushur valutë euro drejtpërdrejtë në një ATM, në dispozicion në çdo kohë.

Duke marrë parasysh specifikën e transaksioneve ndërkombëtare, ProCredit Bank ofron gjithashtu mbështetje dhe shërbim profesional të cilësisë së lartë nga këshilltarë personalë bankar, të cilët mund t’u përgjigjen të gjitha kërkesave që lidhen me këto transaksione, duke mbuluar rregulloret ligjore dhe dokumentacionin e nevojshëm për të garantuar pajtueshmërinë dhe një proces të qetë.

Krahas hyrjeve devizore falas, mundësi shtesë për kursim paraqet edhe oferta promocionale aktive e ProCredit Bank për depozitë me afat me interesa atraktive fikse prej 3,6% për denarë dhe 2,5% për euro me afat maturimi vetëm 13 muaj.

ProCredit Bank është e mirnjohur për shërbimet e saj moderne bankare digjitale, kështu që aplikimi për shërbime promocionale mund të bëhet shpejt dhe lehtë, plotësisht online në faqen e internetit të bankës.

Përfitoni nga oferta promocionale për hapjen e një llogarie me hyrje falas nga jashtë dhe aplikoni në linkun e mëposhtëm: ProCredit Bank – Pako bazë (pcb.mk)

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Kalo në kategori