LAJMI I FUNDIT:

Yuroslava Mahuchikh fiton medaljen e artë për Ukrainën në kërcimin së larti

Yuroslava Mahuchikh fiton medaljen e artë për Ukrainën në kërcimin së larti

Yaroslava Mahuchikh ka fituar medaljen e artë në kërcim së larti, pasi mposhti australianen Nicola Olyslagers, në një garë të bukur dhe emocionuese. 

Australianja Nicola Olyslagers dështoi në përpjekjen e saj të tretë për të kaluar lartësinë 2.02 metra në kërcimin së larti për femra dhe në fund ia dorëzon medaljen e artë Yaroslava Mahuchikh të Ukrainës.

Mahuchikh fiton pasi kishte më pak kërcime të dështuara gjatë garës së sotme, kështu që ajo nuk kishte nevojë as të provonte një kërcim përfundimtar. Ajo e bëri këtë gjithsesi për fansat dhe nuk ia doli, por kjo nuk e ndryshoi rezultatin.


Ukrainasja u mbështjellë me flamurin e vendit të saj nga shoqja e saj, fituesja e medaljes bronz, Iryna Gerashchenko.

Eleanor Patterson e Australisë po ashtu fitoi medaljen e bronztë.

Është një tjetër medalje e artë në këto Lojëra Olimpike për kombin e shkatërruar nga lufta që po lufton kundër pushtimit rus, pasi medalja e parë e artë e Ukrainës erdhi në skermë për femra të shtunën. /Telegrafi/