LAJMI I FUNDIT:

“Ata bëjnë gjithçka sepse nuk duan që ajo të jetë kampione” – flet babai i boksieres Imane Khelif

“Ata bëjnë gjithçka sepse nuk duan që ajo të jetë kampione” – flet babai i boksieres Imane Khelif

Një kaos në Lojërat Olimpike të Parisit u shkaktua nga Imane Khelif, boksierja nga Algjeria, pasi boksierja nga Italia, Angela Carini në lot refuzoi të luftojë kundër algjerianes duke dorëzuar meçin pas vetëm 46 sekondash.

Ajo tha për mediat se nuk kishte marrë kurrë në jetë një goditje kaq të fortë, e cila ndezi më tej historinë për gjininë e boksieres algjeriane.


Khelif dështoi në një test gjinor në Kampionatin Botëror të Boksit në vitin 2023, pasi një test i ADN-së zbuloi se ajo kishte kromozome XY, gjë që e ka që nga lindja.

Nga ana tjetër, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar bëri të ditur se ajo i plotëson kriteret për të garuar në boksin e femrave.

Tani babai i Imane Khelifit, Amari, ka folur për gjithçka rreth zhurmës së krijuar në ditët e fundit.

“Këto kritika dhe thashetheme kanë për qëllim destabilizimin e Imanes, sepse nuk duan që ajo të jetë kampione e botës. I them që t’i tregojë se e kanë gabim në ring dhe shpresoj që të bëjë krenare Algjerinë si dhe vendet arabe dhe të fitojë medaljen e artë”.

“Ajo është modeli ynë dhe ne duam të jemi si ajo dhe të respektojmë Algjerinë”, ka thënë Amar për Daily Mail. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli spanjoll i vendosur t’i bashkohet Real Madridit, ka kërkuar ndërprerjen e kontratës tek ekipi aktual

Ylli spanjoll i vendosur t’i bashkohet Real Madridit, ka kërkuar ndërprerjen e kontratës tek ekipi aktual

La Liga
Xhudisti gjeorgjian shkaktoi skandal kundër Teddy Riner, njërit prej më të mëdhenjve të historisë dhe u përjashtua nga Paris 2024

Xhudisti gjeorgjian shkaktoi skandal kundër Teddy Riner, njërit prej më të mëdhenjve të historisë dhe u përjashtua nga Paris 2024

Xhudo
Arsyeja e fshehtë pse Newcastle po refuzon që t’i shesë Arsenalit lojtarë

Arsyeja e fshehtë pse Newcastle po refuzon që t’i shesë Arsenalit lojtarë

Premier League
Pamjet mahnitëse të stadiumit që do të ndërtohet 350 metra mbi tokë në Arabinë Saudite

Pamjet mahnitëse të stadiumit që do të ndërtohet 350 metra mbi tokë në Arabinë Saudite

Ndërkombëtare
Man Utd arrin marrëveshje me njërin nga dy mbrojtësit e kërkuar nga Bayern Munich

Man Utd arrin marrëveshje me njërin nga dy mbrojtësit e kërkuar nga Bayern Munich

Premier League
Milani po planifikon shkëmbimin e bujshëm të lojtarëve me Romën

Milani po planifikon shkëmbimin e bujshëm të lojtarëve me Romën

Serie A
Kalo në kategori