LAJMI I FUNDIT:

Gjendet trupi i pajetë i studentit që ra nga 122 metra lartësi në parkun Grand Canyon të SHBA-së

Gjendet trupi i pajetë i studentit që ra nga 122 metra lartësi në parkun Grand Canyon të SHBA-së

Trupi i pajetë i një studenti që ra nga 122 metra lartësi në Grand Canyon në Arizona të SHBA-së është gjetur, kanë njoftuar zyrtarët.

Së fundmi, kujdetarët e parkut Grang Canyon kanë raportuar se vizitori ka rënë nga Pipe Creek Vista.

Viktima është identifikuar si Abdel Joseph Mejia, 20 vjeç, nga Hickory, Karolina e Veriut, shkruan skynews.


Në një deklaratë, Kolegji Biblik Indiana e identifikoi Mejian si student në shkollën e Indianapolis dhe tha se ai ishte i njohur për “buzëqeshjen e tij të ngrohtë dhe shpirtin e butë”.

“Mungesa e tij do të ndihet thellë nga të gjithë ata që e njohën”, shtoi shkolla.

Ndërkohë, bëhet e ditur se një hetim është duke u zhvilluar nga Shërbimi i Parkut Kombëtar dhe Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Coconino.

Autoritetet kanë këshilluar të gjithë vizitorët e Grand Canyon të qëndrojnë të paktën 1.8 metra larg skajeve të shkëmbinjve.

Ndryshe, sipas të dhënave të Shërbimit të Parkut Kombëtar, 14 njerëz vdiqën brenda Grand Canyon midis viteve 2014 dhe 2019.

Në përgjithësi, ka pasur 205 rënie fatale në të gjithë rrjetin e parkut të SHBA-së në atë periudhë. /Telegrafi/