LSDM: Është e turpshme që ka tre versione të skandalit në Aeroportin e Shkupit, dikush po mbulon versionin e vërtetë
Partia maqedonase opozitare LSDM ka reaguar në lidhje me incidentin e mbrëmshëm me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit. Nga LSDM pyesin autoritetet nëse po fshehin versionin e vërtet të ngjarjes.
“Publiku është në konfuzion të plotë pas incidentit të djeshëm me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, pasi të gjitha palët dolën me versionin e tyre të ngjarjes. Pyesim, a po fshihet versioni i vërtetë i asaj që ka ndodhur dhe për çfarë arsye?”, pyesin ata nga LSDM-ja opozitare.
Partia thotë se “përderisa Kosova e cilëson ngjarjen si “skandal diplomatik”, publiku nuk u nderua as me një konferencë për media nga MPB-ja për të kuptuar se çfarë ndodhi. A është e vërtetë se një person nga sigurimi i Gashit ka kërcënuar me armë zjarri punonjës të TAV-it dhe cili ishte roli i tij? Ministria e Brendshme do ta hetojë dhe ta bëjë të ditur këtë në detaje apo do të tentojë ta fshehë rastin? Është më se e qartë se dikush po përpiqet të fshijë disa fakte nën tapet. LSDM kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe njoftim transparent nga MPB-ja”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Nga atje thonë se si në shumë situata të tjera, edhe në këtë mandat të shkurtër të Qeverisë, qytetarët nuk e dinë se çfarë po ndodh dhe cila është e vërteta.
“Shohim çdo ditë informacione kontradiktore për shumë tema direkt nga përfaqësuesit më të lartë të qeverisë. Mucunski thotë një gjë për kredinë për hekurudhën për Bullgarinë, Nikollovski një tjetër.
Mickoski bërtet se do të gjejë një mënyrë për t’i ulur pagat e zyrtarëve, ministrja e financave thotë se ajo do të largohet nëse i zvogëlohen pagat. Partitë shqiptare në pushtet kanë pretendime krejtësisht të ndryshme nga OBRM-PDUKM për të gjitha çështjet e interesit të tyre, pavarësisht nëse është ASHAM-I shqiptarë apo balancuesi”, akuzojnë sot nga LSDM./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime